Aktualitet

Konfliktohet fizikisht kreu i Hipotekës së Vlorës me një qytetar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 08/07/21 |
Opi Nion

Një incident është regjistruar ditën e sotme në Hipotekën e Vlorës.

Sipas News24 raporton se kreu i Hipotekës është konfliktuar fizikisht me një qytetar. Theksohet gjithashtu se konflikti mes kreut të Hipotekës dhe qytetarit ka ndodhur për regjistrimin e një prone në bregdet. Drejtuesi i Kadastrës, nuk ka pranuar të regjistrojë pronën, duke pretenduar se është e paligjshme.

Fillimisht ka nisur debati i ashpër mes palëve dhe më pas ka patur konflikt fizik. Si qytetari, por edhe drejtuesi i Kadastrës, nuk kanë bërë kallëzim penal për incidentin në fjalë.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka dhënë një sqarim zyrtar, teksa priten detja të reja për ngjarje./Opinion.al

Pas