Një sherr i momentit në fshatin Vinë të Gramshit ka përfunduar me një të plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se pas një konfliktiti për motive të dobëta, 35-vjeçari, i identifikuar me iniciale G.T. ka plagosur me sëpatë një 27-vjeçar. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të hetimeve, u arrestua në flagrancë 35-vjeçari I akuzuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./Opinion.al