Ish-deputeti Mark Frroku i arrestuar pas konfliktit për pronat në Kepin e Rodonit, ka dalë sot para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Frroku është shfaqur me pranga në duar teksa hyn në ambientet e gjykatës.
Në konflikt janë përfshirë edhe disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij.
Kujtojmë se ish-deputeti së bashku me 7 persona të tjerë u vu në pranga pas një sherri për një tokë, për të cilët dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie.
Prokuroria ka kërkuar ‘detyrim paraqitje’ për Mark Frrokun dhe 7 të tjerë.