Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikti në Laç, rrëfehet i plagosuri: Si më qëlluan për gardhin

2016/07/07 at 9:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Apeli lë të lirë drejtorin e Tatimeve në Shkodër

“Konflikti ka rreth 2 muaj që ka nisur. Bëhet fjalë për një gardh që bëra unë pasi mora leje në bashki”. Kështu e nis rrëfimin e tij Mark Lleshi, i cili u plagos me armë zjarri, ngjarje për të cilën u arrestua i dyshuari 21-vjeçari Alberto Markaj. Ngjarja ndodhi në Laç, ndërsa mëngjesin e djeshëm policia prangosi autorin e krimit.


Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 55-vjeçari tregon se në momentin e ngjarjes ndodhej së bashku me tre familjarë të tij duke punuar tokën, kur i riu i ka shkuar me pesë persona të tjerë.

lac

Si ndodhi ngjarja dhe ku ndodheshit ju në atë moment?
Isha duke punuar në shtëpinë time. Aty erdhi A. M. (thotë emrin e plotë) dhe filloi të konfliktohej me mua. Ai ishte me pesë persona të tjerë. Në fillim filloi të më kërcënonte me fjalë, më pas nxori pistoletën dhe qëlloi mbi mua.

Ju ishit vetëm?
Jo, unë isha me nipin (djalin e vëllait) dhe 2 familjarë të mi. Ata janë dëshmitarë të ngjarjes. Madje, edhe ata vetë u dhunuan. Nipin tim e kanë bërë gjithë shenja. I drejtuan edhe thikën në gjoks.

Kur dhe për çfarë ka nisur konflikti mes jush?
Konflikti ka nisur rreth 2 muaj më parë. Bëhet fjalë për një gardh që unë kam bërë te toka ime dhe është afër me kanalin që ndan rrugën. Familja tjetër jeton disa metra larg shtëpisë sime, në krahun tjetër të rrugës. Jemi fqinj. Biem edhe rreth miqësie me ta.

Keni pasur probleme më përpara?
Kemi pasur disa herë. Kam bërë edhe dy denoncime. Kam biseduar me ta dhe i kam tërhequr denoncimet me mendimin se mbi të gjitha jemi njerëz dhe këto gjëra mund të zgjidhen në mënyrë njerëzore. Herën e parë më ka ardhur në shtëpi një person i afërt i familjes tjetër. Në brez mbante një thikë në mënyrë kërcënuese. Më ka kërcënuar. Më ka thënë që ta prishja gardhin, pasi pretendonin se i kisha zënë pjesë në tokën që u takonte atyre.

Çfarë ndodhi më pas?
Duke qenë se toka është e shtetit, kam shkuar në bashki dhe u kam kërkuar leje. Më kanë thënë po.

Lejen e morët me shkrim?
Jo, shkova dhe bisedova me ta. U bë vetëm me fjalë goje, nuk më dhanë shkresë. E kam prishur gardhin dhe e bëra me avlli. Në fillim nuk kishim asnjë përplasje me familjen tjetër. Më pas filluan të debatonin me ne. Na vinin na kërcënonin.

Pas ngjarjes, a ju ka marrë në pyetje policia? Po denoncim keni bërë?
Më morën një dëshmi paraprake. U thashë se çfarë ndodhi. Edhe familjarët që ishin me mua treguan çdo gjë me detaje. Sot mora vesh që kanë arrestuar vetëm personin që më plagosi mua, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë të lirë. Nuk kemi fakte që t’i arrestojmë tha policia. Çfarë fakte do policia kur e gjithë ngjarja ndodhi në sy të familjarëve të mi dhe ata u kërcënuan? Sot (dje) gruaja ime ka shkuar në polici për të bërë denoncim dhe ata i kanë thënë se çështjen ia kanë kaluar prokurorisë. Tashmë denoncimin do ta bëjmë në prokurori. Do ta ndjekim këtë çështje, sepse ne jemi të pafajshëm.

Sa fëmijë keni dhe a ndiheni më të rrezikuar pas kësaj që ju ndodhi?
Kam 4 vajza. Normalisht që ndihemi të rrezikuar.

Do të kërkoni mbrojtje nga policia?
Çfarë mbrojtjeje të kërkoj kur policia la të lirë bashkëpunëtorët e tjerë? Ata lëvizin të lirë dhe bëjnë xhiro para banesës sime. Unë kam familjen në shtëpi. Autorin e kisha përballë kur më qëlloi me pistoletë. Ishte shumë afër meje. Është fat që jam gjallë. Edhe mjekët më kanë qëndruar në kokë gjatë natës. Por, edhe pse jam në këtë gjendje, mendjen e kam tek familja, pasi ata janë më të rrezikuar tashmë. GSH

 



Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump: Do të preferoja të mos merrja pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

22 Gusht, 2025 6:27 pm
Krimi në Greqi, ja e  shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
Aktualitet

Krimi në Greqi, ja e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

22 Gusht, 2025 6:15 pm
Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
Rajoni

Lista Srpska: Ankesë pas moscertifikimit në zgjedhjet lokale

22 Gusht, 2025 6:02 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

22 Gusht, 2025 5:40 pm
Pas samitit në Alaskë: Çfarë duhet të dini për përpjekjet e Ukrainës për paqe
Bota

Pas samitit në Alaskë: Çfarë duhet të dini për përpjekjet e Ukrainës për paqe

22 Gusht, 2025 5:31 pm
Gjermania: Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive për negociatat
Bota

Gjermania: Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive për negociatat

22 Gusht, 2025 5:20 pm
Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit

22 Gusht, 2025 5:07 pm
Vendi ku Rusia përgatit ushtarët e së ardhmes
Bota

Vendi ku Rusia përgatit ushtarët e së ardhmes

22 Gusht, 2025 5:02 pm
Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim mes Putini-t dhe Zelensky-t
Bota

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim mes Putini-t dhe Zelensky-t

22 Gusht, 2025 4:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Gjykata e New York anulon gjobën prej 500 milionë dollarësh për mashtrim ndaj Trump

22 Gusht, 2025 4:26 pm
Para
Princesha Diana kishte paralajmëruar vrasjen e mundshme të saj

Princesha Diana kishte paralajmëruar vrasjen e mundshme të saj

Reagon UEFA: Skënderbeu u përjashtua për bastet anormale në kampionat

Reagon UEFA: Skënderbeu u përjashtua për bastet anormale në kampionat

Treshja ‘vrasëse’ e Francës

Treshja ‘vrasëse’ e Francës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump: Do të preferoja të mos merrja pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
22 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur së fundmi se do të preferonte të mos ishte i pranishëm në takimin...

Lexo më shumë

Krimi në Greqi, ja e shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan

Krimi në Greqi, ja e  shkuara problematike e 40-vjeçarit shqiptar që vrau gruan
22 Gusht, 2025

Një krim i rëndë u regjistrua paraditen e sotme në një familje shqiptare në Greqi, ku një 40-vjeçar vrau bashkëshorten...

Lexo më shumë

Lista Srpska: Ankesë pas moscertifikimit në zgjedhjet lokale

Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
22 Gusht, 2025

Vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Srpska në zgjedhjet lokale të 12 tetorit u kundërshtua ashpër nga Serbia. Ministri...

Lexo më shumë

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
22 Gusht, 2025

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com