Policia e Shkodrës ka arritur të vendosë në pranga dy persona të cilt janë të përfshirë në konfliktin me armë të ndodhur ditën e sotme në Shkodër.
Disa të rinj u përfshinë një sherr ku pati dhe të shtëna gjatë mesditës në Shkodër, ndërkohë që thuhet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Blutë kanë vendosur në pranga dy autorët e ngjarjes 26-vjeçarin Gledis Ustabeqiri dhe 32-vjeçarin Hygert Muçaj.
Bëhet e ditur se ata kanë dalë nga mjeti I tyre dhe ka nisur një debat me Taulant Ahmeti. Në debat e sipër 26-vjeçari Ustabeqiri ka qëlluar njëherë nga pistoleta e tij.
Në deklarimin e tij ai është shprehur se ka shtënë pa dashje dhe se nuk ka pasur qëllim që të qëllojë dikë. Policia ka shoqëruar edhe Taulant Ahmeti, i cili që u përfshi në këtë debat me dy të rinjtë e tjerë në lagjen Parrucë të Shkodrës./Opinion.al/