Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar për përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit në një bisedë telefonike këtë të shtunë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse, të cilat citojnë Yuri Ushakovin, këshilltarin kryesor për politikën e jashtme në Kremlin.
Ushakov deklaroi se Putin ka dënuar sulmet izraelite ndaj Iranit dhe se dy liderët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e rikthimit në diskutime mbi programin bërthamor të Iranit.
Ai gjithashtu tha se Putin ka konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën.
Sipas asaj që shkruan Sky News, dy presidentët folën për rreth 50 minuta. Ushakov e përshkroi bisedën si domethënëse dhe të dobishme.