Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikti 20 vjeçar për pronën/ Ato që nuk ia tha dot Ramës, qytetari i thotë në ‘Opinion’

2016/10/06 at 11:39 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konflikti 20 vjeçar për pronën/ Ato që nuk ia tha dot Ramës, qytetari i thotë në ‘Opinion’

Benjamin Metko ka mbi 20 vite që “lufton” me shtetin dhe me individin për të marrë pronën e tij. Ai u bë i njohur në media rastësisht. Nisi ti shpjegonte hallin Kryeministrit gjatë një takimi me fermerë në Maliq, ditën e martë, por fjala u ndërpre…Stafi i kryeministrit vendosi të heqë sinjalin kur të gjitha TV po transmetonin live takimin e Ramës në Maliq.  Benjamin Metko ka kontaktuar redaksinë e “Opinion” duke shpjeguar kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe mbivendosjen e pronave që po i çojnë deri në vrasje pas kërcënimeve të vazhdueshme nga palët në konflikt.

Ai thotë se jo vetëm është në sherr me personin që e quan “zaptues të tokës së tij” por edhe me shtetin. “Zyra e hipotekës, komuna, gjykata, policia, të gjithë kanë vënë vulën e tyre që unë të jem sot gjysëm i gjallë e gjysëm i vdekur”, shprehet ai tejet i revoltuar. Çështja është në Gjykatën e Lartë, gjithashtu ka ankimuar edhe pranë Njësisë Antikorrupsion në Kryeministri dhe nuk ka marrë përgjigje. Shpresa e tij ishte Kryeministri… Të paktën kështu deklaron: “Kur erdhi Rama në Maliq mendova se do të më jepte një drejtim. Jo vetëm që fjala ime u ndërpre në televizion, por Kryeministri vetëm kruante kokën. Nuk mora asnjë përgjigje prej tij”, thotë Benjamin Metko për Opinion.al.

Ai ka vënë në dispozicion të gjithë dokumentet mbi pronësinë e tokës që ndodhet në fshatin Libonik në rrugën kryesore Korçë-Libonik. Gjithashtu dëshmon përmes videos se si përmbarimi ka shkuar ta nxjerr prej shtëpisë ku jeton prej 80 vitesh familja e tij. Në një moment me tone të larta, dëgjohet përmbaruesja Eliona Mydini që thotë nuk e njoh Niko Peleshin. (shih videon)

Kalvari e ka zanafillën në vitin 1994, kur i vëllai në bashkëpunim me komunën i ndryshuan emrin nga Benjamin në Arben Metko, dhe i hoqën edhe disa dylym tokë. Ai thotë se nuk flet më me të vëllanë që prej asaj kohe. Më tej rrëfen se gjatë kohës kur ka qenë në emigracion, në vitet 2000 në tokën e tij, anash rrugës kryesore është ngritur një karburant . Ai akuzon për këtë zyrën e hipotekës që i ka tjetërsuar pronën dhe ish-komunën. Në vitin 2012 kanë nisur proceset gjyqësore që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Benjamin Metko thotë se është arrestuar disa herë dhe i është bërë presion nga policia. Gjithashtu akuzon edhe gjyqtaren për korrupsion dhe vendim të padrejtë. Aktualisht Benjamin Metko, rrezikon të dalë në qiell të hapur jo vetëm pa tokë bujqësore por edhe pa shtëpi, ku ka jetuar prej vitesh ai dhe paraardhësit e tij. Ai përsërit disaherë se zyra e Hipotekës në Korçë i ka dhënë “me përshkrim” pronën e tij një personi tjetër. Aktualisht përmbarimi kërkon ta nxjerrë jashtë dhe t’ia kalojë pronën shtetasit Sherif Abazi.

Më poshtë është video kur përmbarimi shkon ta nxjerrë nga shtëpia në shtator të këtij viti, si dhe dokumentet qe Benjamin Metko ka dërguar në Opinion dhe që sipas tij vertetojnë se është pronar i tokës që është kthyer në mollë sherri dhe jo vetëm kaq, ka rrezik për humbje jetësh…

/Opinion.al

14569856_1039681179483704_1761002434_n

14555848_1039681152817040_396601707_n

14610651_1039681526150336_971372723_n (1)14585382_1039681309483691_1430482397_n 14608189_1039681479483674_40041427_n 14593732_1039681416150347_909113154_n 14610638_1039681762816979_740576781_n

Etiketa: benjamin metkokonflikt pronesiekorce

Ju sugjerojmë

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
Aktualitet

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

18 Shtator, 2025 8:29 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 Shtator, 2025 8:16 am
Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
-U tha në Opinion

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

17 Shtator, 2025 10:43 pm
Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe
Bota

Erdogan-Netanyahut: Nuk do lejojmë që Jeruzalemi të përdhoset nga duar të pafe

17 Shtator, 2025 10:17 pm
Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk
Bota

Obama: SHBA në krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

17 Shtator, 2025 10:08 pm
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt

17 Shtator, 2025 9:17 pm
BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bota

BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite

17 Shtator, 2025 8:46 pm
Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin
Bota

Rishfaqet Angela Merkel: Dëgjojeni Trumpin

17 Shtator, 2025 8:41 pm
Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë
Bota

Mijëra civilë braktisin qytetin e Gazës, ofensiva e Izraelit futet në ditën e dytë

17 Shtator, 2025 8:18 pm
Para
Ngjarja në Shkodër, mësohen detaje. Policia: U qëllua me plumb në kokë

Ngjarja në Shkodër, mësohen detaje. Policia: U qëllua me plumb në kokë

Vdes nga dhuna 44 vjeçari në Korçë. Policia jep detajet

Vdes nga dhuna 44 vjeçari në Korçë. Policia jep detajet

Berisha: Rama ta shpif, ndërroj kanal kur del në televizor

Batuta/ “Kryetari i PD edhe për 25 vjet do e lërë veshin tek dora jote”

TE FUNDIT

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
18 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, ndërsa njofton se tashmë Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka...

Lexo më shumë

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
18 Shtator, 2025

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Diskutimi në këtë seancë do të jetë me fokusin te...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
18 Shtator, 2025

Dashi Partneri do iu mbështesë në gjithçka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla të vyera. Marrëdhënia me të do jetë edhe më...

Lexo më shumë

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar

Spiropali shpenzonte 400 mijë euro në vit për stafin, Omeri: Është dokument zyrtar
17 Shtator, 2025

Pak kohë pas largimit së Elisa Spiropalit nga detyra e kryetares së Kuvendit, në media po qarkullon një listë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com