Aktualitet

Konflikt për pronën, komshiu tenton të vrasë me armë bashkëfshatarin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:28 - 02/07/22 |
Opi Nion

Një konflikt për motive pronësie midis dy bashkëfshatarëve në fshatin Leshnjë të Skraparit ka agravuar në përdorimin e armës.

Sipas policisë A.H. tentoi të vriste me armë bashkëfshatarin Q.Sh. duke qëlluar në drejtim të tij. Fatmirësht, si pasojë e ngjarjes nuk pati asnjë të lënduar.

Ndërkaq, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Forcat e policisë që ndërhynë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, arrestuan të dyshuarin A.H. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Pas