Kronikë

Konflikt mes dy personash në Shkozë, plagoset me thikë 30-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 03/05/21 |
Opi Nion

Një plagosje me thikë është shënuar ditën e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit shtetasi S. K., ka plagosur me thikë shtetasin O. M, 30 vjeç,

Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariat të autoritet të dyshuar, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 03.05.2021, rreth orës 11:45, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi S. K., ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë bënë shoqërimin në Komisariat e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit S. K., për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas