Kronikë

Konflikt me armë në Berat, pronarët e lavazhit qëlluan qiramarrësit


               Publikuar në : 17:28 - 19/10/19 |
el ida

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një lokal në rrugën e Uznovës, në Berat pasditen e sotme.

Nga informacionet paraprake mësohet se konflikti me armë ka nisur për qiranë e një lavazhi, pasi pronarët, babë e bir, kishin pretendime se qiramarrësit nuk paguanin në kohë. Ndaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të plagosur, ndërkohë bëhet me dije se policia ka arrestuar dy persona dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas