Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikt fizik mes disa vajzave, reagojnë drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit”

2023/02/24 at 6:11 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikt fizik mes disa vajzave, reagojnë drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit”

Pas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, të një konflikti fizik ndërmjet disa vajzave, kanë reaguar drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Sipas drejtuesve të shkollës, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.

Megjithatë bëhet me dije, se shkolla i ka kërkuar policisë së shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Sipas drejtuesve, asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla ka vënë në dijeni prindërit nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

“Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.

Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”.

Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë.

Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.

Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.

Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm”.- thuhet në reagimin zyrtar të shkollës ‘Kongresi i Manastirit’./Opinion.al

Etiketa: Konfliktishkolla kongresi i manastiritVajzat

Ju sugjerojmë

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

28 Janar, 2026 3:11 pm
Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
Sport

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

28 Janar, 2026 2:34 pm
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
Aktualitet

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

28 Janar, 2026 2:33 pm
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
Aktualitet

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

28 Janar, 2026 1:33 pm
Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

28 Janar, 2026 1:22 pm
Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik
Aktualitet

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

28 Janar, 2026 1:20 pm
Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën
Aktualitet

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

28 Janar, 2026 1:09 pm
Si NATO po përgatitet për luftë në arktik
Bota

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

28 Janar, 2026 1:07 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

28 Janar, 2026 1:04 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Kryesore

Balluku”, Bardhi: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese, strategji për të bllokuar SPAK

28 Janar, 2026 1:02 pm
Para
Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë, Matilda: Shpëtimtari im u arrestua për vrasje

Tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë, Matilda: Shpëtimtari im u arrestua për vrasje

COVID-19 në Shqipëri/ 43 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 11 raste të reja, asnjë viktimë

TE FUNDIT

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
28 Janar, 2026

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka...

Lexo më shumë

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
28 Janar, 2026

Botërori i Futbollit nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë në rrezik dhe në këtë rast problemi është i gjithi politik;...

Lexo më shumë

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
28 Janar, 2026

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë....

Lexo më shumë

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
28 Janar, 2026

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com