Aktualitet

Konfirmohet varianti Omicron në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 23/12/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli ka deklaruar se varianti i COVID -19 Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri.  Ajo tha se dyshimi për prezencën e tij në Shqipëri është konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani.

Mësohet se aktualisht janë dy raste me Omicron në vendin tonë. Rakacolli deklaroi se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta.

“Siç në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e Omicron edhe në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani. Megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta. Si jeni në dijeni situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme edhe në dy javët e fundit si në drejtim të rasteve të reja ditore edhe në drejtim të rasteve që kërkon trajtim spitalor“, tha Rakacolli.

Pas