Është konfirmuar pacienti i parë me koronavirus në Gjermani. Autoritetet kanë njoftuar se rasti u shënua në qytetin e Starnbergut në juglindje të Mynihut, dhe të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me të janë informuar për simptomat dhe masat e higjienës.
Ndërkohë, në Kinë kanë numri i viktimave ka shkuar në 106, ndërsa mbi 4500 janë të infektuar. Po ashtu, është shënuar dhe viktima e parë në Pekin, i cili ishte një 50-vjeçar.
“Në raste sporadike kemi vënë rënë se pacientët e infektuar nuk po shfaqin simptoma, ose nuk kanë temperaturë të dukshme por vetëm kollë dhe këputje, duke u diktuar vetëm nga skanerat tanë. Virusi përhapet nga kontakti trupor ose nga ajri në një distancë 1 deri 1 metër e gjysmë. Është e rëndësishme të mbani maskat dhe të lani shpesh duart për të ulur rrezikun e infeksionit,” informuan zyrtarë të Ministrisë kineze të Shëndetësisë.
Autoritetet kineze kanë shtyrë për një datë të pacaktuar hapjen e shkollave dhe universiteteve, qytetet më të mëdha kanë pezulluar transportin publik dhe rreth 50 milionë banorë janë izoluar. Në shkallë globale, jashtë Kinës numri i rasteve me koronavirusin e ri është rritur në 47./ Opinion.al