“Spice Girls” grupi që elektrizoi dhe bëri për vete të gjithë adoleshentet e viteve 90′ dhe jo vetëm. Pas gjithë këtyre viteve mendohet një ribashkim i tyre por mesa duket nuk do të ndodhë ashtu siç ishte planifikuar. Një prej pjesëtareve ka deklaruar se Victoria Beckham nuk do të jetë pjesë e këtij ribashkimi.
Sipas Sporty Spice, Victoria e ka thënë hapur se nuk do që të jetë pjesë e këtij plani: “Nuk e di, por imazhi ynë ka qenë gjithnjë pesëshja”.
Komentet e Mel C pasojnë ato të menaxherit Simon Fuller, i cili tha për “TMZ”-në se grupi mund të mblidhet edhe me katër anëtare.Victoria tashmë është orientuar drejt modës dhe ka ngritur një markë të fuqishme në Britani dhe Amerikë. Siç është deklaruar shpesh në media, Posh Girl nuk do që ta kthejë kokën pas.