Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe dy persona kanë rezultuar pozitivë në testimet që u janë bërë me koronavirus, duke e cuar në 63 numrin e të prekurve me këtë sëmundje.
“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe”, është thënë në njoftim.
Deri tani në Kosovë ka patur vetëm një viktimë nga COVID-19 ndërsa qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare.
Megjithatë klima politike duket se po pengon marrjen e plotë të masave për luftimin e virusit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kundërshtuar vendimet e qeverisë për ndalim të qarkullimit disa orë në ditë duke kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. /Opinion.al