Rajoni

Konfirmohen edhe 14 të infektuar, Kosova me mbi 1 mij raste me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:30 - 20/05/20 |
Al Do

Në Kosovë u konfirmuan edhe 14 raste të reja me koronavirus këtë të mërkurë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shendetësisë Publike në Kosovë.

Nga të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1.003.

Në njoftim, po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 772 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri më tani nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë.

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.

Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik. /Opinion.al

Pas