Aktualitet

Konfirmohen 20 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 03/06/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus. Prej tyre, 15 në Tiranë, dy në Krujë, dy në Durrës dhe një në Kamez.

Ndërkohë, bëhet me dijes e 4 nga rastet e reja janë personel shendetesor.  Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve. Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Aktualisht,  numri i të prekurve në total ka shkuar në 1184.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)

Testime totale                         16817

Testime molekulare                15365

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1184

Raste të shëruara                       898

Raste Aktive                             253

Humbje jete                             33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           172

Krujë             22

Durrës           15

Kamëz            12

Shkodër         10

Mat                 9

Lushnje           6

Berat               2

Fier                 2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1

Pas