Pas Konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në ku u hap grupi i parë i kapitujve në lidhje me integrimin, kryeministri Edi Rama është takuar me disa shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka publikuar një video ku tregon se në dalje të godinës ku u mbajt takimi, u prit nga një grup shqiptarësh që jetojnë atje.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË
në dalje të godinës së Bashkimit Europian në Luksemburg”, shkruan Rama.