Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca Ndërministeriale e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Balla: Të bashkëpunojmë për prosperitetin e qytetarëve

2024/05/14 at 9:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Konferenca Ndërministeriale e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Balla: Të bashkëpunojmë për prosperitetin e qytetarëve

Ministeriali i Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit, po zhvillohet në Tiranë për herë të dytë brenda pak muajsh.


Prezent në këtë takim ishte dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në fjalën e tij tha se nëse bashkëpunohet, mund të garantohet një rajon i sigurt dhe mund të ndërtohet një e ardhme ku siguria dhe prosperiteti janë garanci për qytetarët.

“Duke parë atë që është arritur deri më tani në menaxhimin e flukseve migratore, sigurinë e kufijve, respektimin e të drejtave dhe lirive të migrantëve, mund të them me krenari se të gjitha vendet tona kanë fituar sot një nivel më të madh profesionalizmi si dhe kanë filluar jo vetëm të aspirojnë standardet europiane, por t’i venë në zbatim duke pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë por njëkohësisht edhe përmes bashkëpunimit rajonal.

Në vitet e fundit, Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit kanë mbrojtur vlerat dhe praktikën e bashkëpunimit rajonal, duke arritur rezultate të prekshme për qytetarët tanë, siç janë marrëveshjet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për lëvizjen e lirë, si dhe duke përballuar flukset migratore, nëpërmjet parandalimit të migracionit të parregullt me fokus sigurinë e kufijve por edhe respektimin e dinjitetit njerëzor të migrantit.

Kjo Konferencë, e dyta në një hark kohor prej 6 muajsh, është dëshmi e vullnetit të palëkundur të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit për të bashkëpunuar në drejtim të adresimit të sfidave të migracionit. Gjatë vitit të kaluar, Agjencitë ligjbatuese shqiptare kanë dokumentuar një sërë aktivitetesh të paligjshme që variojnë nga trafikimi i qenieve njerëzore deri tek kontrabanda dhe krimet e tjera të rënda.

Këto veprimtari jo vetëm që cënojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë, por gjithashtu kanë një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe padyshim turizmit që po kthehet në motorin ekonomik të vendeve tona.

Të nderuar pjesëmarrës,
Shqipëria prej dy vitesh tashmë po kthehet një destinacion turistik i preferuar nga shumë qytetarë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian por jo vetëm.

Mbarëvajtja e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurt për të gjithë turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin apo rajonin tonë mbetet prioritare. Në këtë kontekst roli i autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për sigurinë dhe rendin publik është më jetik se kurrë.

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, të ndajmë informacione dhe të koordinojmë përpjekjet në mënyrë që të jemi gjithmonë një hap përpara atyre që synojnë të cënojnë sigurinë tonë.

Në kontekstin e këtyre sfidave, më lejoni të veçoj bashkëpunimin me FRONTEX i cili ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të strategjisë sonë për menaxhimin e kufijve dhe luftimin e migracionit të parregullt.

Përmes partneritetit me FRONTEX, ne kemi arritur të rrisim ndjeshëm efektivitetin e operacioneve kufitare, të trajnojmë personelin tonë dhe të modernizojmë pajisjet dhe metodat e kontrollit kufitar. Ky bashkëpunim ka lejuar jo vetëm një vëzhgim më të mirë të kufijve, por edhe një përgjigje më të shpejtë dhe më të koordinuar ndaj çdo lëvizje të dyshimtë.

Strukturat e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë kanë punuar me përkushtim dhe këmbëngulje për parandalimin, identifikimin dhe adresimin e fenomenit të migrimit të parregullt ku përfshihen qytetarë nga vendet e përfshira në konflikt dhe më gjerë.

Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit me partnerët në periudhën Janar – Prill 2024, kemi vërejtur një ulje të përgjithshme të rasteve të aktiviteteve të paligjshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Por me gjithë masat e ndërmarra çështja e migrimit të parregullt përmes Ballkanit Perëndimor mbetet një sfidë e vazhdueshme nga të gjitha shtetet tona që duhet adresuar.

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në nivel operacional, duke organizuar më shumë aktivitete hetimore dhe goditjen e rrjeteve të kontrabandimit, në nivel rregullator, duke përmirësuar kuadrin tonë legjislativ dhe duke zgjeruar bashkëpunimin me vendet e treta për ripranimin, por edhe duke përdorur platforma për të ndarë të dhëna në kohë reale për të dhënë zgjidhje të shpejta dhe efektive për sfidat e zakonshme.

Por nga ana tjetër duhet vlerësuar dhe realiteti aktual se shumë migrantë janë të detyruar të ndërmarrin rreziqe të jashtëzakonshme për shkak të rrugëve të kufizuara ligjore dhe mungesës së alternativave të qëndrueshme në vendet e tyre.
Për këtë arsye nevojat e atyre që mbërrijnë në kufijtë tanë duhet të adresohen me dinjitet dhe respekt.

Kjo përfshin ofrimin e aksesit në procedurat e azilit, asistencën ligjore dhe shërbimet mbështetëse, si dhe promovimin e integrimit të tyre në shoqëri.

Gjatë muajit shtator 2023 finalizuam me sukses në Tiranë Ministerialin e ministrave të Brendshëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, nga punimet e së cilit më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se dakordësuam të kemi një qasje më të fortë në menaxhimin e integruar të kufijve, përfshi këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor dhe nevojën për një mbështetje më të fortë nga BE, për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e dixhitalizimit dhe sigurisë së kufirit dhe migracionit.

Domosdoshmëri mbetet edhe mbështetja e mëtejshme nga partnerët europianë për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në formë efektive dhe kontrolle të krimeve të kalimit kufitar.

Në përfundim, le të rikonfirmojmë angazhimin tonë për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.Përpjekjet tona të përbashkëta në këtë konferencë duhet të shërbejnë si një nxitje për veprime të mëtejshme dhe për bashkëpunim të thelluar.

Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët ku siguria dhe prosperiteti janë të garantuar për të gjithë qytetarët tanë”, u shpreh Balla.

 



Ju sugjerojmë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Para
Vuçiç pas takimit me Zelenskan: Serbia e gatshme të ndihmojë Ukrainën

Vuçiç pas takimit me Zelenskan: Serbia e gatshme të ndihmojë Ukrainën

Akuzohen për shpërdorim detyre/Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim ish-drejtoren e Kadastrës dhe dy specialistët

Akuzohen për shpërdorim detyre/Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim ish-drejtoren e Kadastrës dhe dy specialistët

Vrau nënën një ditë më parë në Lezhë/ 62-vjeçari para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, s’më beson njeri

Vrau nënën një ditë më parë në Lezhë/ 62-vjeçari para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, s'më beson njeri
















TE FUNDIT

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
7 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com