Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca ndërkombëtare në Tiranë për gratë në fokusin e industrisë filmike

2026/02/26 at 6:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Konferenca ndërkombëtare në Tiranë për gratë në fokusin e industrisë filmike

Konferenca ndërkombëtare “Thyerja e Kornizës – Gratë e Ballkanit ri-imagjinojnë kinemanë” ka mbledhur në kryeqytet përfaqësues të rëndësishëm të industrisë audiovizuale nga rajoni dhe Evropa, në një përpjekje për të diskutuar sfidat reale të grave në këtë sektor dhe për të lidhur debatin me reformat që po përgatiten për kinematografinë shqiptare. Aktiviteti organizohet nga Albanian Ëomen in Audiovisual me mbështetjen e Ambasada e Francës në Shqipëri dhe në partneritet me KUB Tirana, duke synuar ta kthejë çështjen e barazisë gjinore nga një diskutim teorik në politika konkrete zhvillimi.


Ambasadorja franceze Catherine Suard theksoi se barazia gjinore nuk duhet parë si kuotë, por si standard cilësie për industrinë krijuese. “Po i kushtojmë rëndësi të veçantë meritokracisë, në mënyrë që gratë të mos jenë thjesht një numër, por që forca e krijimtarisë së tyre të përcaktojë suksesin e sektorit të kinematografisë. Grave nuk u duhet të kërkojnë një vend në tryezën e kinemasë, sepse ato e kanë ndërtuar vetë tryezën e tyre”, tha Suard.

Në të njëjtën linjë, drejtori i Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Jonid Jorgji, foli për sfidat e grave artiste në fushën e kinematografisë, duke e lidhur diskutimin edhe me me reformat ligjore që po hartohen për sektorin.

“Kornizat institucionale duhet të thyen për të ndërtuar një të ardhme për gjysmën e shoqërisë, e cila në rajonin tonë përballet ende me një tavan të ngushtë prej 15%. Vetëm imagjinata nuk mjafton; duhet të riimagjinojmë një botë që na bashkon. Si mund ta gjejë gjysma më e mirë e njerëzimit vendin që meriton në kinema?”, tha Jorgji. Bota ka nevojë për artin e grave dhe për perspektivën artistike të grave në kinema. Duhet t’i bëjmë ato të ndihen më të sigurta për të qenë pjesë e industrisë. Vërejmë një pjesëmarrje më të ulët të grave në art, dhe tani është momenti për të investuar më shumë në këtë drejtim. Më shumë se 60% e qeverisë përbëhet nga gra, por në kinema ende nuk kemi shumë të tilla. Jemi në një moment vendimtar, dhe faktori më i rëndësishëm është numri i grave që kanë studiuar në fusha audiovizive. Po investojmë në një program bursash arsimore për gra dhe burra, me fokus të fortë në mbështetjen e grave. Financojmë bursa për gra që të studiojnë në mbarë botën”, tha Jorgji.

Agnes Toulliex, nga CNC Francë, foli për sfida edhe në Francë ku theksoi se pozicionet kyçe institucionale janë mbajtur tradiciponalisht prej burrave. “CNC është pjesë e Ministrisë së Kulturës, por ne shkojmë shumë më tej se pjesa tjetër e ministrisë. Nëse ke vullnet të fortë, mund të arrish më shumë sesa bën vetëm qeveria. Franca është një vend shumë patriarkal dhe të gjitha pozicionet kyçe janë mbajtur tradicionalisht nga burrat. Në Francë, shpesh duhet të zësh vendin që më parë e ka mbajtur një burrë. Duhet të punojmë për të siguruar që gratë të përfaqësohen siç duhet në sektorin audioviziv, dhe qeveria ka gjithashtu një rol për të luajtur në këtë drejtim”, tha Toulliex.

Sabina Kodra, Drejtore Ekzekutive e Albanian Ëomen in Audiovisual foli për problematikat e fushës, sfidat me të cilat ndeshën gratë në këtë fushë dhe përpjekjet e organizatës sqë drejton për të krijuar më shumë hapësirë për gratë.

“Shumë çmime ndërkombëtare po fitohen nga profesioniste gra në sektorin audioviziv. Kemi të njëjtin problem — mungesën e producenteve gra — por po përpiqemi të inkurajojmë më shumë pjesëmarrje. Kemi profesioniste të reja, shumë këmbëngulëse në kuptimin pozitiv të fjalës, dhe ato paraqiten në çdo thirrje. Po përpiqemi t’i mbështesim”, tha Kodra.

Peter D. Todorov, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kombëtare të Filmit të Bullgarisë, foli për statistika dhe problematika me të cilat përballen gratë në këtë fushë. “Në financë nuk kemi të njëjtin diskutim — nuk ke nevojë t’i inkurajosh gratë të marrin pjesë. Në kinema, po. Statistikat tregojnë se për çdo regjisore grua, ka tre regjisorë burra. Mentaliteti në kinema është ajo ende se është një botë burrash”, tha Todorov.

Në të njëjtën linjë, Dr Elena Christodoulidou, Kryetare e Komitetit Këshillimor të Kinemasë – Cyprus Cinema Office, foli për mundësitë e stimujve për uljen e tarifave të regjistrimit për kompanitë e prodhimit në funsksion të rritjes së numrit të grave në këtë fushë.

“Po shqyrtojmë disa shembuj të mirë nga vendet evropiane sa i përket stimujve për gratë në sektorin audiovizual. Po punojmë për të ofruar stimuj: për shembull, uljen e tarifave të regjistrimit për kompanitë e prodhimit, si dhe po marrim në konsideratë pagat e çdo gruaje të përfshirë në një film. Synojmë të mbështesim paga më të larta dhe kushte më të mira për gratë në industry”, tha Christodoulidou.

Lira Pipa, zvministre e Turizmit Kulturës dhe Sportit foli për reformat që janë projektuar në fushën e artit dhe kinematografisë në veçanti, duke theksuar politikat që nxisin përfshirjen e grave në këtë fushë. “Si ministri, po ndjekim disa reforma që lidhen me Ligjin për Kinemanë, i cili ka nevojë për zhvillim dhe përmirësim të mëtejshëm. Po punojmë me përkushtim të fortë për ta çuar përpara këtë sektor dhe për të hartuar politika që nxisin përfshirjen e grave si krijuese filmash. Gjithashtu, po shqyrtojmë se çfarë mund të bëjmë si sektor për të forcuar edhe më tej rolin e grave në këtë fushë. Barazia gjinore është pjesë e diplomacisë sonë feministe dhe kemi ndërmarrë masa konkrete që ajo të mos mbetet thjesht një perspektivë e largët. Jam shumë krenare që në Francë e kemi integruar këtë qasje në politikat tona dhe kemi vendosur stimuj të drejtë për ata që respektojnë këto standarde”, tha Pipa.

Industria audiovizuale në Evropë është një nga sektorët kulturorë me rritjen më të shpejtë, me mijëra vende pune dhe investime ndërkufitare, por pabarazitë gjinore mbeten të theksuara: në shumë vende, filmat e mbështetur financiarisht që drejtohen nga gra luhaten ende rreth 20–30 për qind, ndërsa në nivelet vendimmarrëse kjo përqindje bie ndjeshëm.

Në këtë kontekst, “Thyerja e Kornizës” synon të shërbejë si një platformë konkrete veprimi, duke kërkuar që reformat ligjore, investimi ekonomik dhe barazia gjinore të ecin paralelisht. Shqipëria, me një brez të ri kineastësh dhe me potencial në rritje për bashkëprodhime ndërkombëtare, ndodhet përballë një mundësie strategjike: të ndërtojë një industri filmike konkurruese jo vetëm përmes financimit dhe infrastrukturës, por edhe përmes përfshirjes së plotë të talenteve krijuese, pa dallim gjinor.



Ju sugjerojmë

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Para
Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në Serbi?

Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në Serbi?

“AKSHI”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, jeton me qira

Ndryshime në qeveri, bashkë me  Ballukun largohet edhe Pirro Vëngu dhe Spiropali

U ekstradua nga Dubai, mbërrin në Shqipëri Durim Bami

U ekstradua nga Dubai, mbërrin në Shqipëri Durim Bami
















TE FUNDIT

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}