Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca e Sigurisë në Munih, Scholz: Moska nuk ka arritur asnjë nga objektivat e saj

2024/02/18 at 8:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konferenca e Sigurisë në Munih, Scholz: Moska nuk ka arritur asnjë nga objektivat e saj

Në kryeqytetin bavarez Mynih, ku zhvillohet Konferenca e Sigurisë, (16-18.02) të shtunën janë vendosur në qendër krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës.

Kancelari Scholz në fjalimin e tij para 50 krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë në Konferencën e 60- të Sigurisë i bëri thirrje qartazi Izraelit para një ofensive të pritshme tokësore në Rafah kundër Hamasit islamist terrorist të respektojë të drejtën ndërkombëtare. “Ne nuk e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rregullat e saj, vetëm sepse kemi nënshkruar disa marrëveshje, Kjo është diçka sipas qëndrimit tonë që rrjedh nga humaniteti dhe ajo se si duam të jemi dhe si duam të shohim veten.”

Blinken: Izraeli ka “shans të jashtëzakonshëm” për të ardhme në paqe

(E akt.)Në Mynih Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kancelari gjerman, Scholz, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e siguruan Izraelin për mbështetje në luftë kundër Hamasit, që kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Por janë shtuar edhe kërkesat e mjaft shteteve që Izraeli nga njëra anë të furnizojë më mirë popullsinë civile në Gaza, nga ana tjetër të kërkojë rrugë për ndalimin e luftimeve. Antony Blinken tha në Mynih se Izraeli ka “shansin e jashtazakonshëm” e një të ardhmjeje në paqe, nëse gjen zgjidhje mirëkuptimi me fqinjët e tij.

Scholz: Gjermania e vendosur të mbështesë Ukrainën

Në fjalimin e tij, Scholz e vuri theksin tek ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe shpresa për luftën kundër Rusisë. Moska “nuk ka arritur asnjë në objektivat e saj ushtarake”, tha Scholz. Më tej kancelari gjerman la të kuptohej megjithatë, se pavarësisht “humbjeve të jashtëzakonshme” pjesë të mëdha të forcave ushtarake ruse janë “në funksionim”. Prandaj Gjermania është e “vendosur” të vazhdojë më tej rrugën për mbështetjen e Ukrainës. Vetëm nëse europianët janë të besueshëm në mbështetjen e tyre për Ukrainën, “Putin do të kuptojë, se nuk do të ketë një paqe të diktuar me urdhër të Moskës.”

Scholz u bëri thirrje europianëve të orientohen nga SHBA për ndihmat ushtarake për Ukrainën. “Një përpjekje e ngjashme do të ishte më e pakta që mund të bëjë secili vend europian. Gjermania është pas SHBA mbështetësja më e madhe ushtarake e Ukrainës. Scholz u takua në kuadër të Konferencës së Sigurisë edhe me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, presidentin e Izraelit, Isaas Herzog, presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe Mbretin jordanez, Abdullahu II.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi nga SHBA të furnizojë me “ato që ka premtuar”. Dhe se është një “nevojë absolute” që Kongresi Ameriken të vendosë sa më shpejt për ndihmat ushtarake për Ukrainën. Sa më shumë që ky vendim zgjat aq më shumë njerëz ndesin në frontin ukrainas, tha Stoltenberg.

Zelenski: Na mungojnë armë dhe artileri

Lufta në Ukrainë i dha tonin ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë, por të shtunën flitet edhe për konfliktin e Lindjes së Mesme.Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe agresionit rus e mori fjalën në Konferencën e Sigurisë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski. Presidenti Zelenski gjatë fjalimit të tij në Mynih, foli edhe për vendimin e ushtrisë ukrainase të shtunën për tërheqje nga qyteti lindor Avdijivka. Ai tha se ka qenë një “vendim profesional” me qëllim që “të shpëtohen sa më shumë jetë të jetë e mundur. Presidenti ukrainas e lidhi mungesën e sukseseve ushtarake të Ukrainës në fushën e betejës me mungesën e artilerisë dhe armëve me rreze të gjatë veprimi. Kjo bën që “veprimi ynë të kufizohet”. Zelenski kërkoi më shumë furnizime me armë.

Sipas Zelenskit Ukraina duhet të rifitojë fuqinë ajore për të pasur sërish sukses në frontet e luftës kundër Rusisë. Për këtë nevojiten më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, kërkoi Zelenski.

Vdekja e opozitarit rus, Aleksej Navalny hodhi hije edhe mbi ditën e dytë të konferencës. Ministrat e Jashtëm të G7-s mbajtën një minutë heshtje të një takim të tyre në kuadër të konferencës. Zelenski i quajti vdekjen e Navalnyt “një mesazh të qartë” nga Putini./DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Hasani për takimet në Konferencën e Sigurisë: Fokus, përshpejtimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Hasani për takimet në Konferencën e Sigurisë: Fokus, përshpejtimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

I hapi 15-vjeçares profile false në rrjetet sociale dhe e shantazhonte për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet i riu

I hapi 15-vjeçares profile false në rrjetet sociale dhe e shantazhonte për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet i riu

Pjesë e një grupi që trafikonte kokaine në Itali, arrestohet 41-vjeçari. Pritet ekstradimi

Pjesë e një grupi që trafikonte kokaine në Itali, arrestohet 41-vjeçari. Pritet ekstradimi

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com