Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

2024/06/15 at 4:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”.

Por ekspertët dhe kritikët thonë se në takim pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë.

Në Zvicër nisi të shtunën një takim dyditor, ku synohet të hidhën hapat e parë drejt paqes në Ukrainë edhe pse ekspertët dhe kritikët thonë se pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Ai tha se ky takim kishte arritur suksesin e pritshëm.

“Ne kemi arritur t’i kthejmë botës idenë se përpjekjet e përbashkëta mund të ndalojnë luftën dhe të vendosin një paqe të drejtë. Unë besoj se ne do të dëshmojmë që historia po bëhet këtu në këtë takim”, tha zoti Zelenskyy.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris njoftoi më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë pjesërisht për sektorin energjetik të Ukrainës dhe situatën humanitare. Zonja Harris e bëri njoftimin pas mbërritjes në takimin që filloi të shtunën në Luzerne të Zvicrës.

“Kjo ndihmë do të ndihmojë Ukrainën t’i përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike duke mbështetur riparimin dhe rimëkëmbjen e tyre, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e Ukrainës ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji dhe duke hedhur bazat për riparimin dhe zgjerimin e sistemit energjetik të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e nënpresidentes amerikane.

Ajo njoftoi gjithashtu se 379 milionë dollarë do të jepen si ndihmë humanitare nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për të ndihmuar refugjatët dhe njerëzit e tjerë të prekur nga lufta.

Zyrtarët zviceranë presin që në këtë konferencë të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Rreth 100 delegacione, përfshirë udhëheqës të Bashkimit Evropianë dhe të Kombet e Bashkuara do të jenë të pranishëm.

Ekspertët thonë se mospjesëmarrja e Rusisë lë pak shanse për arritjen e një suksesi.

Ndërkohë, Turqia dhe Arabia Saudite kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm, ndërsa vendet kryesore në zhvillim si Brazili, India dhe Afrika e Jugut do të përfaqësohen në nivele më të ulëta.

Pekini nuk po merr pjesë në këtë takim, me arsyetimin se është humbje kohe përderisa në të nuk merr pjesë Moska.

Plani i paqes i Ukrainës i hartuar nga presidenti Zelenskyy, përshkruan 10 propozime që përmbledhin pikëpamjet e presidentit për t’i dhënë fund luftës kundër agresionit të Rusisë, tashmë në vitin e tretë.

Plani paraqet synime ambicioze, përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga territori i pushtuar ukrainas, ndërprerjen e armiqësive dhe rivendosjen e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë, përfshirë Krimenë.

Ky është një rezultat i pamundur në këtë periudhë të kësaj lufte, pasi Ukraina nuk është në gjendje të negociojë nga një pozicion i fortë. Ushtria ruse ka epërsinë me fuqinë e zjarrit dhe numrin e trupave, ndërsa vrulli i Kievit është bllokuar nga vonesat e furnizimeve ushtarake perëndimore. Për këtë arsye ka të ngjarë që elementet më të diskutueshme të planit të mos debatohen, thonë ekspertët.

Vetëm tri tema do të jenë në tryezën e takimit: siguria bërthamore, përfshirë centralin bërthamor të Zaporizhzhias të kontrolluar nga Rusia; ndihma humanitare; dhe siguria ushqimore, jo vetëm në Ukrainë, por globalisht, veçanërisht efektet e përhapura të luftës në prodhimin bujqësor dhe eksportet e Ukrainës.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin e quajti takimin e Zvicrës “një dredhi për të larguar vëmendjen”. Presidenti rus ofroi një plan për armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska në vitin 2022 dhe heqjen dorë nga planet për anëtarësim në NATO./VOA

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Përballja Itali-Shqipëri/ Mediat italiane: “Pushtim kuqezi” në Dortmund

Përballja Itali-Shqipëri/ Mediat italiane: “Pushtim kuqezi” në Dortmund

Euro 2024/ Granit Xhaka në fushë, Zvicra mposht 1-3 Hungarinë

Euro 2024/ Granit Xhaka në fushë, Zvicra mposht 1-3 Hungarinë

Spanjë-Kroaci, zbulohen formacionet zyrtare

Spanjë-Kroaci, zbulohen formacionet zyrtare

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com