Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve deri në fund të vitit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 15/11/22 |
Opi Nion

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ditën e sotme kalendarin e punimeve deri në fund të këtij viti.

Gjatë mbledhjes u vendos për zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

Në lidhje me debatin për projektligjin e miratimit të marrëveshjes së Portit të Durrësit, Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca të mbahet më 24 nëntor dhe të zgjasë 6 orë.

Njoftimi i plotë:

U zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022.
Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.
Mbledhja vendosi që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor, të zgjasë 4 orë.
Mbledhja vendosi që debati për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë.

Pas