Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konferenca e klimës në Tiranë, incidente me delegacionin kosovar

2019/04/05 at 12:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca e klimës në Tiranë, incidente me delegacionin kosovar

Konferenca për Klimën në Ballkanin Perëndimor, e cila mbahet sot në Tiranë, është ndërprerë për rreth dy orë, për shkak të një incidenti që lidhet me praninë e delegacionit kosovar. Gjithashtu, mësohet se ministri serb dhe disa zyrtarë të lartë serbë kanë kërcënuar me largim nga aktiviteti.

Në një prononcim për mediat, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi tha se aktiviteti është organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe incidenti lidhej me praninë e Kosovës me të drejta të plota në këtë tryezë. Klosi tha se problemi lidhej thjesht me protokollin, por ishte iniciativë e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë që edhe Kosova të ishte pjesë e tryezës.

“Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë. Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës. Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit. Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special”, ka sqaruar Klosi.

Nga ana e tij, edhe homologu kosovar Fatmir Matoshi ka sqaruar se sipas rregullave të OKB-së, Kosova duhet të paraqitet në aktivitetet e saj me përfaqësues të UNMIK-ut, gjë që është e papranueshme.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UMNIK-ut ose të personave të Kosovës të shoqëruar nga zyrtarë të UMNIK-ut, gjë që për zyrtarët e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë. Ne kemi shfrytëzuar mundësinë që të takojmë gjithë donatorët dhe të kërkojmë mbështetjen e tyre. Tashmë do të zhvillohet një konferencë vetëm në nivel teknik”, ka thënë ministri kosovar Matoshi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Para
Ralf Gjoni: Me Kryemadhin nuk kam kontakte, më janë bërë sulme të tjera

Ralf Gjoni: Me Kryemadhin nuk kam kontakte, më janë bërë sulme të tjera

Tjetër “tradhti” në PD, kandidati i Korçës pranon mandatin

Tjetër “tradhti” në PD, kandidati i Korçës pranon mandatin

Zjarri shkatërron shtëpitë, Koreja e Jugut shpall emergjencën kombëtare

Zjarri shkatërron shtëpitë, Koreja e Jugut shpall emergjencën kombëtare

TE FUNDIT

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e...

Lexo më shumë

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që...

Lexo më shumë

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
8 Tetor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, deklaroi se siguria në gjykatat e vendit mungon në 99% të rasteve. Teksa...

Lexo më shumë

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
8 Tetor, 2025

Në Pallatin e Kongereseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com