Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncesionet në shëndetësi 2 mln euro fitime me 2017-en

2018/09/07 at 8:51 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Koncesionet në shëndetësi 2 mln euro fitime me 2017-en

Tre koncesionet e sektorit të shëndetësisë, ai kontrollit bazë mjekësor Check-UP, i sterilizimit dhe i dializës realizuan fitime në vlerën e 2 milionë eurove gjatë vitit të kaluar sipas të dhënave nga tatimet.


Check-Up, 750 mijë euro fitime

Fitimet më të mëdha i ka realizuar koncesioni i kontrollit bazë Check-Up nëpërmjet kompanisë 3P Life logistic. Kompania realizoi të ardhura në masën 876 milionë lekë, teksa fitimet ishin rreth 100 milionë lekë ose 750 mijë euro, sipas tw dhwnave nga tatimet (kompania nuk ka dorwzuar ende bilanc). Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 janë kryer gjithsej 316,601 kontrolle bazë, ose 67 % e treguesit në rang vendi.

3P life u pagua nga nga buxheti i shtetit me 876 milionë lekë. Duke e pjesëtuar këtë vlerë me numrin e kontrolleve, i bie që pagesa për një vizitë kishte vlerën e 2700 lekëve me 2017, teksa në kontratën mes koncensionerit dhe qeverisë çmimi i një kontrolli është përcaktuar në vlerën e 1537 lekëve. Të dhënat tregojnë se qeveria e ka paguar koncensionarin për një vizitë 84 % më shtrenjtë se parashikimi në kontratë, për shkak të numrit të ulët të kontrolleve të realizuara, mungesa e të cilave në bazë të kontratës kompensohet nga qeveria.

Sterilizimi, 680 mijë euro fitim

Kompania tjetër SaniServise që ofron shërbimin e sterilizimit për instrumentet kirurgjikale raportoi 89 milionë lekë fitime ose rreth 680 mijë euro, sipas deklarimeve zyrtare nw bilancin 2017. Të ardhurat e kompanisë arritën në 871 milionë lekë vitin e kaluar, teksa kompania raportoi shpenzime të përgjithshme në vlerën e 689 milionë lekëve. Fitimet e kompanisë do të ishin të larta nëse kompania nuk do të përfshinte tek fitimet një shumë pagese për interesa në vlerën e 120 milionë lekëve.

Kompania Saniservis ka fituar koncesionin setrilizimit kundrejt pagesës prej 12,3 miliardë lekësh për periudhën 2016-2025. Për çdo operacion që ofrohet në sallat shqiptare të operacionit, Saniservis paguhet 37,700 lekë për ndërhyrjet me intensitet të lartë, 22,300 lekë për ndërhyrjet me intensitet të mesëm, 13,900 lekë për ndërhyrjet me intensitet të ulët dhe 266 lekë për ndërhyrjet dhe 266 lekë për paketimet.

Dializa, DiaVita fiton 600 mijë euro

Kompania tjetër DiaVita e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi rreth 600 mijë euro fitime vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga bilanci i vitit 2017 kompania realizoi të ardhura rreth 560 milionë lekë, të cilat janë financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që kompania ofron prej dy vitesh në disa qytete të vendit.

Të ardhurat shënuan rritje me 273 për qind në raport më një vit më parë teksa fitimet e kompanisë arritën në 76,8 milionë lekë(600 mije euro), duke rezultuar me normë fitimi 13.7 për qind. Të ardhurat rezultojnë me rritje shumëfish me 2017 për shkak se, kompania pati aktivitet të pjesshëm në vitin 2016.

DiaVita që ka fituar të drejtat e koncesionit për një periudhë 10 vjeçare, që nga momenti ku kontrata u bë aktive në vitin 2016dhe është e vlefshme me deri 2026. Në buxhetin e shtetit, koncesioni i Dializës është parashikuar të financohet me 655 milionë lekë në vit.

Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan. Qeveria shqiptare ka argumentuar se e autorizoi këtë shërbim të privati për të rritur standardet e shërbimit dhe për mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi sa më pranë pacientit.

Koncesionet në shëndetësi kushtojnë 311 mln euro për 10 vjet

Qeveria shqiptare, deri më tani, ka autorizuar 311 milionë euro pagesa për katër koncesione në sektorin e shëndetësisë për 10 vitet në vijim.

Ekspertët të sektorit të shëndetësisë gjithnjë e më shumë po ankohen se burimet financiare për sektorin po shkojnë në drejtimet dytësore dhe tretësore, teksa paranadalimi i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre kërkon investime në pajisje dhe teknologji të reja, por realiteti është edhe më i trishtë pasi edhe numri i shtretërve nuk mjafton ne shumicën e pavijoneve te QSUT-se.

Megjithëse koncesionet PPP në sektorin e shëndetësisë kanë hyrë në vitin e katërt të trete, ka shumë pak transparencë ndaj tyre dhe analizat e kosto -përfitimeve mungojnë. Por të dhëna të fragmentuara që burojnë nga dokumente zyrtare tregojnë se koncesionet po rezultojnë me kosto shumë herë më të larta se përfitimet.

Sektori i Shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së ndër vite. Me këto financime, shëndetësia shqiptare është më pak e financuar se në të gjitha vendet e Europës. Për rrjedhojë, shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të kostove të shërbimeve shëndetësore që sipas Bankës Botërore, që ka bërë këtë matje, është niveli më i lartë në Europë./Burimi: Monitor

Etiketa: 2 mln eurocheck upfitimekoncesionetshendetesi


Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba
Aktualitet

“Më thonë maloke e trashë!” Vjollca: Të hapëm sytë, haje gjizë me krimba

6 Korrik, 2025 6:41 pm
Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë
Aktualitet

Pushuesit ikin nga plazhi, 15 kilometra trafik në Lezhë

6 Korrik, 2025 6:15 pm
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e Elbasanit

6 Korrik, 2025 5:34 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Para
Populli del në rrugë: Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës

Populli del në rrugë: Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës

Vihet në siklet Princ Harry, fansja e pyet për të pasurit fëmijë

Çifti që thyen rregullat e mbretërisë! Ja çfarë bëjnë në publik

Video/ Mesazhi i FRPD për kryeministrin nga Elbasan Arena: Rama ik!

Video/ Mesazhi i FRPD për kryeministrin nga Elbasan Arena: Rama ik!
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com