Kryesore

Koncesionet e rrugëve,Grupi Demokrat dorëzon kallëzimin penal në Prokurori


               Publikuar në : 10:30 - 16/09/19 |
Opi Nion

Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar ditën e sotme një kallëzim penal për koncensionet e dy akseve rrugore shumë të debatuara Orikum – Dukat dhe Milot-Balldren.

Ky kallëzim vjen pas votimit të qeverisë “Rama” për rrëzimin e dekretiti të presidentit Ilir Meta, i cili më herët e rikthehu këtë ligj në Kuvend për rishqyrtim.

Ky kallëzim penal u dorëzua në Prokurorinë e Tirnaës nga deputeti Halit Valteri, i cili gjatë seancës parlamentare u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetimet për koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Valteri është shprehur se në Shqipëri po vjedhen miliona euro, duke ngarkuar shqiptarët me borxh publik.

“Po vjedhin mln euro nga koncesionet e dy rrugëve. Po i ngarkojnë shqiptarëve një borxh publik”- u shpreh Valteri./ Opinion.al E.Xh.

Pas