Rajoni

Komuniteti serb feston përvjetorin e Betejës së Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:02 - 28/06/21 |
Opi Nion

Me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, grupe pjesëtarësh të komunitetit serb u mblodhën sot në Gazimestan afër Prishtinës për të kremtuar Vidovdanin siç e quajnë serbët ditën e Shën Vitos, përkatësisht 632 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Policia e Kosovës që mbante sigurinë nuk lejonte pjesëmarrësit të mbanin mbishkrime nxitëse.

Në ditën e sotme të vitit 1389 ushtritë e Ballkanit u mundën në betejë me ushtritë e Perandorisë Osmane me çka filloi edhe sundimi 500 vjeçar turk në Evropën Juglindore. Serbët e kremtojnë këtë si ditë të fitores së tyre shpirtërore dhe dëshmi të pranisë së tyre në Kosovë.

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Porfirije tha në liturgjinë e mbajtur në Manastirin e Graçanicës se Kosova është vend i shenjt i serbëve.

“Kosova është një vend ku ne kemi lindur, kemi lindur për Krishtin dhe kemi fituar shumë, që të tjerët ose nuk munden ose nuk duan të kuptojnë”, tha ai.

“Emrat dhe mbiemrat tanë janë Graçanica, Deçani, Patriarkana e Pejës, Trinia e Shenjtë, Deviçi dhe Kosova e Metohija. Emri dhe mbiemri ynë është Kisha Ortodokse. Ato janë margaritarë dhe xhevahir të trashëgimisë kulturore dhe botërore, por para kësaj ato janë trashëgimi e baballarëve tanë, trashëgimia jonë, trashëgimia e serbëve ortodoksë dhe askush nuk duhet të bezdiset”, tha ai.

Patriarku Porfirije tha se ai i sheh shqiptarët si vëllezër dhe se sipas tij serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë dhe ndërtojnë së bashku.

Tridhjetë e dy vjet më parë në përvjetorin e betejës së Kosovës ish presidenti serb Sllobodan Millosheviq shpalli siç thuhej bashkimin e Serbisë me rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe paralajmëroi luftërat e përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.

Tridhjetë e dy vjet pas asaj dite Kosova ka hyrë në vitin e 14 të pavarësisë së saj të njohur nga më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian. Kosova e Serbia janë përfshirë në bisedime për më shumë se dhjetë vjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për inetgrimet evropiane, por ende pa ndonjë përparim të dukshëm./ VOA

Pas