Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komuniteti Politik Europian, Rama dhe Rutte: E përkrahim plotësisht propozimin e Macron

2022/10/05 at 8:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Komuniteti Politik Europian, Rama dhe Rutte: E përkrahim plotësisht propozimin e Macron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, kanë publikuar një ditë para samitit të Pragës qëndrimin e tyre për idenë e presidentit Francës Macron, për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian.


Në një shkrim për median evropiane ‘Politico.eu’  Edi Rama dhe Mark Rutte shprehen se Komuniteti Politik Evropian, është një ide e mirë.

Teksa që në nisje të artikullit dy kryeministrat thonë se lufta në Ukrainë tregoi se paqja në kontinent nuk është e garantuar, ata theksojnë se kjo është arsyeja pse e përkrahin plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE).

Sipas tyre Komuniteti Politik Evropian duhet të jetë një vend ku të gjitha vendet demokratike evropiane mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje.

Ndër të tjera fushat që dy kryeministrat thonë se mund të diskutojnë në KPE janë: energjia, siguria ushqimore, siguria kibernetike tregtia etj.

Artikulli i plotë

Më 24 shkurt, ndërkohë që Rusia nisi pushtimin e saj brutal të Ukrainës, Europa u përball me zgjimin e beftë se paqja në kontinent nuk është e garantuar. Kjo luftë e pashembullt dhe e pajustifikuar është sulm kundër rendit juridik ndërkombëtar dhe, si e tillë, përbën një kërcënim për lirinë dhe sigurinë tonë.

Me këtë luftë, presidenti rus, Vladimir Putin, shpresoi të mbillte përçarje midis vendeve të Europës, por, në fakt, ia doli të marrë të kundërtën. Ne qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm anëtarët e Bashkimit Europian, por të gjitha vendet e Europës.

Do të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona për të ndihmuar Ukrainën të rifitojë sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial dhe do të mbështesim rindërtimin e saj. Megjithatë, është fakt se agresioni i paprovokuar i Rusisë na detyron po ashtu të reflektojmë mbi disa prej parimeve themelore që ndajmë në kontinentin tonë dhe mënyrës sesi të mbrojmë sa më mirë demokracinë dhe vlerat tona të përbashkëta. Nevoja për një kundërpërgjigje europiane të fortë, të vazhdueshme e të bashkuar është sot më e nevojshme se kurrë.

Kjo është arsyeja pse ne e përkrahim plotësisht propozimin e presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian (KPE).

KPE-ja duhet të jetë vendi ku të gjitha vendet demokratike europiane të mund të diskutojnë shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje. Komuniteti nuk duhet të jetë burokratik, por elastik. Ai duhet të orientohet jo nga agjendat fikse, por nga përparësitë që na prekin të gjithëve, përfshi luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore.

Ne kemi nevojë për një platformë e cila nuk u mbivendoset organizatave të forta rajonale që kemi tashmë në Europë e nuk i zë vendin procesit të mirëstrukturuar të anëtarësimit në BE për vendet kandidate. KPE-ja duhet të jetë një hapësirë ku të mund të takohemi e të bëjmë punë, pavarësisht nëse jemi anëtarë të BE-së apo jo.

Presim me shumë padurim mbledhjen tonë të parë më 6 tetor, në qytetin e bukur të Pragës dhe besojmë fort se kemi qysh në fillim një program të rëndësishëm e ambicioz për të diskutuar.

Ne vetë shohim potencial të jashtëzakonshëm për zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve të energjisë dhe transportit të kontinentit tonë dhe, në KPE, mund të diskutojmë sesi të punojmë për shkuar drejt një sistemi energjetik europian të ndërlidhur dhe me efekte zero në klimë. Dhënia përparësi investimeve në prodhimin europian të energjisë do të ndihmojë më tej për të përftuar pavarësi të plotë nga eksportet ruse të energjisë, ndërkohë që, pa dyshim, brenda një afati të shkurtër të gjitha vendet europiane duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë.

Në të njëjtën kohë, kriza e klimës mbetet një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi -këtë mund ta shohim çdo ditë në mbarë kontinentin. Kësisoj, na duhet të bashkërendohemi edhe për të çuar përpara ambicien e shprehur në mbledhjen e Konferencës për Ndryshimin e Klimës (COP26), në Glasgou, për të financuar përshtatjen klimaterike të vendeve në zhvillim.

Një tjetër sfidë e madhe është siguria kibernetike. Të gjitha vendet tona përballen me kërcënime kibernetike, ndaj ne duhet të forcojmë qëndresën e përbashkët kibernetike duke punuar me njëri tjetrin, për të siguruar institucionet dhe rrjetet tona.

Pos këtyre sfidave, na duhet edhe të investojmë në një agjendë pozitive për të ardhmen tonë të përbashkët.

Së pari e kryesisht, kjo do të thotë investim te të rinjtë tanë. Kështu, ne duhet të diskutojmë për kapacitete, konkurrueshmëri dhe qëndrueshmëri mbareuropiane të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe novacionit  dhe kjo duhet bërë sa më shpejt, pa asnjë vonesë. Duhet të vazhdojmë të nxisim shkëmbimet midis të rinjve dhe bashkëpunimin midis universiteteve dhe mund ta shfrytëzojmë KPE-në për të ndarë praktikat më të mira në këtë fushë.

Së fundi, duhet, po ashtu, të diskutojmë sesi të përmirësojmë tregtinë brenda Europës. Ne kemi nevojë për një kuadër të fortë të rritjes ekonomike dhe konvergjencës sociale në çdo anë të Europës. Është thelbësore që të mbështesim nismat rajonale e lokale të bashkëpunimit ekonomik dhe të investojmë në ndërlidhjen rajonale të transportit dhe tregtisë.

KPE-ja paraqet për ne një mundësi vendimtare për t’i parë në sy sfidat e përbashkëta. Europa duhet t’i japë formë së ardhmes së vet dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të punojmë së bashku si anëtarë demokratikë të familjes europiane. Kur punojmë së bashku, jemi më të fortë, më të sigurt, më të begatë. Kështu, në Pragë, na lejoni të ngremë një forum që është gjithpërfshirës dhe efektiv.

Mund të mbështeteni te përkrahja jonë për ta arritur këtë.

 



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Një i vrarë dhe një i plagosur, si ndodhi atentati në Milot

Grabitet banesa në Vaun e Dejës, autorët marrin edhe automjetin e parkuar në oborr

Vrasja e ish-policit, gjendet një makinë e djegur

Sarandë, digjet një makinë gjatë natës

Veliaj: Fituam betejën me betonieret, beteja me FSHF-në jo vetëm e imja

Veliaj: Hapet gara për Teatrin e ri Kombëtar
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com