Kryesore

“Komunist i ndyrë”, Ruçi ndërpret për të dytën herë seancën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 24/09/20 |
el ida

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ndërprerë për të dytën herë seancën e sotme parlamentare, deri në orën 12:45.

Deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi nuk ka pranuar të largohet nga foltorja, madje ka quajtur Ruçin ‘komunist i ndyrë’.

“Siguria e parlamentit duhet të kishte nxjerrë më forcë. Ndërpritet përsëri seanca për arsye të keqsjelljes së deputetit. Është shekulli i mendjes nuk është shekulli i forcës se po të ishte e tillë….Atëherë seanca ndërpritet, do të fillojë në orën 12:45”, deklaroi Ruçi.

Ruçi e paralajmëroi fillimisht Alimadhin për përjashtim nga seanca nëse nuk do të ulej në vend por deputeti i Ballit Kombëtar nuk ka pranuar. Më pas ka ardhur dhe vendimi për përjashtimin nga seanca.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, tha Ruçi më herët./Opinion.al

Pas