Pas debateve të shumta në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS-it, është miratuar kërkesa që dëshmia e Taulant Ballës të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Edhe pse Kryetari i komisionit Ervin Salianji ka argumentuar se Balla duhet të dëshmonte me dyer të hapura, në fund u votua kërkesa nga deputetët dhe është vendosur e kundërta.
“Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha Salianji, ndërsa kërkesa u votua mes tensionesh.”, u shpreh Salianji.
Raportohet se pas miratimit të kërkesës, ministri i Brendshëm Balla ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor.