Manchester City mbrëmjen e të shtunë u bë skuadra e parë e cila ka fituar tripletën e titujve vendor në Angli.
Ndërkohë, një tjetër lajm vjen nga kjo skuadër, ku mësohet se kapiteni Vincent Kompany do të largohet nga Manchester City pas plot 11 vjetëve.
Qendërmbrojtësi belg i ka fituar katër tituj në Premier ligë, dy trofe në FA Cup dhe katër në Kupën e Ligës gjatë qëndrimit të tij 11-vjeçar në Etihad.
Ai i ka bërë 360 paraqitje për City duke i shënuar 20 gola.
Lajmi u bë i ditur nga vetë lojtari, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se po largohet nga një skuadër që ka i ka dhënë gjithçka.
“Nuk duket e vërtetë. Shumë shpesh e kam parafytyruar këtë ditë. Në vitet e fundit e kam ndier shumë afër fundin. Manchester City më ka thënë gjithçka mua. Edhe unë jam përpjekur t’ia kthej sa më shumë që kam mundur”, shkroi Kompany./ Opinion.al E.Xh.