Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompania që printon fletët e votimit: E pamundur t’i dërgojmë në 22 prill

2021/04/04 at 1:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania që printon fletët e votimit: E pamundur t’i dërgojmë në 22 prill

Kompania sllovene CETIS, e cila do të realizojë printimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit përmes një letre dërguar KQZ e ka cilësuar mision të pamundur që të realizojë fletët e votimit deri më 22 prill.

Sipas CETIS, procesi i printimit të 3.6 milionë fletë votimeve merr afërsisht 14 ditë kohë, por me përmasat e reja kërkon 20 ditë, plus 2 ditë për t’ia dorëzuar KQZ-së numrin total.

Sakaq, kompania bën me dije se për sa i përket fletës së votimit të Tiranës e cila është me e gjatë se formati A3 do të duhet të porositet letër e kësaj madhësie gje e cila kërkon 2 deri në 3 javë.

Të gjitha faktet e mësipërme tregojnë se suksesi dhe siguria në printimin dhe dërgimin e fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë i pamundur.

“Duam tu vëmë në dijeni për disa limite në procesin e printimit që çdo kompani mund të përballet në një projekt të ngjashëm si ky i prodhimit të fletëve të votimit. Pasi ne kemi marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për numrin e fletëve të votimit që do të duhet për qendrat e votimit, ne kemi bërë dizenjimin dhe formatin e tyre, përfshirë kohën që duhet për printimin final. Pas marrjes së konfirmimit, pasi ne të kemi dizenjuar fletën e votimit, do të na duhet kohë për të përgatitur e shkuar në printim sipas konfirmimit të marrë nga KQZ.

Zakonisht ky proces merr 1 deri në 2 ditë dhe varet nga disa faktorë të brendshëm. Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi. Ne mbërrijmë në konkluzionin se “fleta e votimit me përmasa të cilat ne kemi parë do të duhet për tu printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë të përfundojmë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet ti shtojmë edhe dy ditë të tjera për ti dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ.

Për sa i përket fletës së votimit të Tiranës e cila është me e gjatë se formati A3 do të na duhet të porosisim letër të kësaj madhësie gjë e cila kërkon 2 deri në 3 javë, përfshirë këtu dhe kohëzgjatjen në printim siç e shpjeguam më sipër. Një fletë votimi e të tilla përmasave do ta zvogëlonte printimin në kohë nga makineritë tona për një sërë arsyesh teknike dhe logjistike.

Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur”.- shkruan letra e kompanisë./Opinion.al

Etiketa: CETISfletet e votimitzgjedhjet

Ju sugjerojmë

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

31 Tetor, 2025 11:21 am
Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

31 Tetor, 2025 10:50 am
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit
Bota

Bomba atomike po josh gjithmonë e më shumë njerëzit

31 Tetor, 2025 9:53 am
Para
Rama: Disa prej atyre që i kanë prirë grumbullimeve të PD janë infektuar

Rama: Disa prej atyre që i kanë prirë grumbullimeve të PD janë infektuar

Rama kujton koalicionin me LSI: Funksiononin si qeliza kanceri

Rama kujton koalicionin me LSI: Funksiononin si qeliza kanceri

Arsenali i armëve në kryeqytet, GJKKO jep vendimin për të arrestuarit

Arsenali i armëve në kryeqytet, GJKKO jep vendimin për të arrestuarit

TE FUNDIT

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
31 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa...

Lexo më shumë

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj po flet në seanën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese. “Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,...

Lexo më shumë

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj flet në Kushtetuese. Veliaj pyet se çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë? “Populli ka vendosur se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com