Bota

Google fushatë kundër keqinformimit në disa shtete të BE-së



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:34 - 25/08/22 |
Opi Nion

Kompania Google do të nisë një fushatë javën e ardhshme për të luftuar dezinformimin në Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke në lidhje me refugjatët ukrainas bazuar në kërkimet e psikologëve në dy universitete britanike.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo fushatë do të kryhet nga dega e saj GOOGL.O Jisgsaë.

Duke punuar me Jigsaë, psikologët nga universitetet e Kembrixhit dhe Bristolit kanë prodhuar klipe prej 90 sekondash të krijuara për t’u dhënë njerëzve “imunitet”  kundër përmbajtjeve të dëmshme në mediat sociale. Klipet, të cilat do të shfaqen në YouTube dhe në platforma të tjera si Tëitter, TikTok dhe Facebook, synojnë të ndihmojnë njerëzit të identifikojnë manipulimet emocionale dhe gënjeshtrat në titujt e lajmeve.

“Nëse u tregoni njerëzve se çfarë është e vërtetë dhe e rreme, shumë njerëz do të kundërshtojnë … por ajo që mund të parashikoni janë teknikat që do të përdoren në përhapjen e dezinformatave, si me krizën ukrainase,” tha në një intervistë Jon Roozenbeek, një nga autorët kryesorë të një raporti që përmbledh punën kërkimore mbi fushatën.

Studimi u bazua në shtatë eksperimente, duke përfshirë një grup amerikanësh mbi 18 vjeç që shikojnë lajme politike në YouTube. Jigsaw u tregoi rreth 5.4 milionë  përdoruesve të YouTube në SHBA një nga videot e përgatitura për fushatën kundër dezinformimit. Një milion prej tyre e shikuan videon për të paktën 30 sekonda.

Fushata është krijuar për të ndërtuar qëndrueshmëri ndaj keqinformimit kundër refugjatëve, në partneritet me organizatat joqeveritare lokale, verifikuesit e fakteve, akademikët dhe ekspertët e dezinformimit.

Përhapja e informacionit manipulues dhe të rremë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë përmes rrjeteve të mediave sociale ka bërë që qeveri të ndryshme të bëjnë përpjekje për ligje të reja për të frenuar fushatat e dezinformimit.

“Ne po e mendojmë këtë si një eksperiment pilot, kështu që nuk ka absolutisht asnjë arsye që kjo qasje të mos shtrihet në vende të tjera,” tha në një intervistë Beth Goldberg, kreu i kërkimit në Jigsaë.

“Polonia u zgjodh sepse ka më së shumti refugjatë ukrainas,” tha ajo, duke shtuar se Republika Çeke dhe Sllovakia do të ishin tregues të dobishëm për pjesën tjetër të Evropës. Fushata do të zgjasë një muaj./Opinion.al

Pas