Një ditë pas përfundimit të ndeshjes mes Skënderbeut të Korçës dhe Lokomotivës së Moskës (0-3) në stadiumin “Elbasan Arena”, kompania “Federbet” që merret me monitorimin e basteve ka hedhur dyshime të forta se ndeshja ka qenë e trukuar.

Deklarata e “Federbet” thotë se për të katërtën herë në këtë sezon, skuadra shqiptare bëhet protagoniste e dyshimeve për manipulime sportive.
“Denoncojmë sot për të katërtën herë këtë vit për ndeshje të dyshuara të luajtura në Europë nga Skënderbeu”, – ka thënë në deklaratën e tij sekretari i Përgjithshëm Françesko Baranca.
Kompania i mbështet dyshimet e saj në dy golat e fundit që Skënderbeu pësoi në minutën e 89′ dhe 90′.
Në njoftimin janë publikuar edhe kuotat e basteve që ishin gjatë kohës kur rezultati ishte 0-1 në favor të Lokomotivës së Moskës./Panorama Sport