Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë lidhur me postimin e djeshëm në Twitter ku thoshte se kompania Eagle Hill që do të ndërtojë Portin e Durrësit do të ndërtonte edhe Manhatanin e Zagrebit.
Rama shkruan se postimi i djeshëm nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit, ndërsa shton se do mjaftonte një kontroll i thjeshtë për të mos gabuar.
Teksa thotë që nuk është gënjeshtar dhe nuk justifikohet, kreu i qeverisë kërkon falje.
“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!”shkruan Rama./Opinion.al