Aktualitet

Komiteti Teknik:Karantinë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut e Greqia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 19/04/21 |
Opi Nion

Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Në mbledhjen e fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të aplikojë një karantinë 14 ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut . Shkak për vendosjen e karantinës janë bërë shifrat shqetësuese në këto dy vende fqinje.

“Situata është drejt përmirësimit dhe ai vjen si pasojë e masave të propozuara në kohën e duhur dhe nga një bashkëpunim më i mirë nga qytetarët sidomos me mbajtjen e maskave dhe të distancimit. Ka filluar të ndihet dhe procesi i vaksinimit masiv. Por në rajon situate paraqitet ndryshe, fqinjët tanë kanë raste të shtuara dhe vdekshmëri më të lartë. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke parashikuar faktorët. Mosrespektimi i masave nga disa subjekte mund të çoje në rritjen e rasteve. Po ashtu edhe festa e Pashkëve, pasi ka një lëvizje të njerëve dhe nga vendet e tjera. Mendojmë duke filluar nga nesër të vendoset karantina dy javë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri në 3 maj”, tha Rakacolli./Opinion.al

Pas