Ditën e sotme Komitetin Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të marrë masa shtesë për ndalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico, tre masat të cilat janë vendosur nga Komitetin Teknik i Ekspertëve janë;
1. Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
3. Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë./ Opinion.al