Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komiteti i Emergjencave: Situata nga përmbytjet drejt normalizimit, ende 2600 ha nën ujë

2017/12/06 at 10:49 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Komiteti i Emergjencave: Situata nga përmbytjet drejt normalizimit, ende 2600 ha nën ujë

Sipërfaqja e përmbytur nga reshjet intensive që përfshinë vendin ditët e para të dhjetorit ka vijuar të reduktohet.


Në njoftimin e orës 20:00 nga Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit thuhet se sipërfaqja  ka mbërritur në vlerën e 2,600 ha, nga të cilat 2,500 ha në zonën e Fierit dhe rreth 100 ha në zonën e Lushnjës.

Hidrovoret e Darëzezës vazhdojnë punën me kapacitet të plotë, ndërkohë që është normalizuar gjendja në zonën e Vlorës dhe Levanit.

Një aktivitet i dendur është zhvilluar nga ministrat dhe drejtues të tjerë të administratës, të cilët kanë zhvilluar takime me bizneset dhe me donatorë të tjerë për të inkurajuar dhe organizuar mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për qytetarët e prekur nga pasojat e përmbytjeve.

“Me operatorët e telefonisë celulare po punohet për ngritjen e një platforme e cila do të mundësojë që qytetarë të interesuar të mund të kontribuojnë për familjet e prekura nëpërmjet mesazheve me pagesë”.

Ekspertët kanë vijuar vlerësimin e dëmeve në urat e dëmtuara dhe kanë nisur riparimin e disa prej tyre. Po ashtu, po punohet për përforcimin e disa argjinaturave.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit thotë se

mbetet ende prezent rreziku nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve në akset rrugore.

Në këto kushte, i bëhet thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të lëvizin me kujdes të shtuar.

Ekipet mjekësore të Urgjencës Kombëtare dhe Forcave të Armatosura kanë kryer vizita mjekësore në banesat e qytetarëve të prekur në Fier dhe Vlorë.

Strukturat shtetërore kanë vijuar pastrimin dhe dezinfektimin e mjediseve. Po punohet për përmirësimin e cilësisë së ujit në ujësjellësit e prekur.

Ka vijuar shpërndarja e ndihmave, si nga rezervat e shtetit, ashtu edhe nga ato të ofruara nga individë, organizata humanitare dhe kompani private.

Në vend kanë mbërritur ndihma nga Kosova, Bullgaria dhe agjenci të OKB, si dhe pritet të vijnë të tjera nga vendet e BE dhe NATO.

Janë marrë masat për riparimin e shkollave të dëmtuara, ndërkohë që ende mësimi nuk është zhvilluar në 7 shkolla.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon qytetarët, bizneset dhe partnerët ndërkombëtarë, për ndihmën e dhënë, ndërsa rikujton se janë hapur llogari bankare për këdo që dëshiron të kontribuojë dhe se në Ministrinë e Mbrojtjes është ngritur qendra e pritjes dhe e administrimit të ndihmave.

 

Etiketa: 2600 ha nën ujëdrejt normalizimitkomiteti i emergjencavesituata nga permbytjet


Ju sugjerojmë

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Para
Rrëfehet Bes Kallaku: Nard Ndoka është shkaku i njohjes sime me Xhensilën 

Bes Kallaku rrëfen se çfarë bëri kur Xhensila ishte me temperaturë 40

VideoLajm/ Aksident në Laprakë, përplasen 4 makina

VideoLajm/ Aksident në Laprakë, përplasen 4 makina

Legjenda e Babagjyshit!

Legjenda e Babagjyshit!
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com