Më 11 shtator nga ora 14:00 deri në 17:00 do të zhvillohet në Tiranë mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Diskutimet në këtë mbledhje do të përqendrohen në 9 pika kryesore që kanë të bëjnë me organizimin dhe rregulloret e kompeticioneve të rëndësishme që nga viti 2025 deri në vitin 2028.
Më herët gjatë ditës, duke nisur nga ora 09:00, do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, me një ceremoni hapëse ku do të marrin pjesë Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. 100 djem dhe vajza nga shkollat lokale do të marrin pjesë në festival, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, si dhe ish-lojtarë dhe personalitete vendase.
Pikat kryesore në axhendë janë:
Caktimi i vendeve pritëse:
Finalja e UEFA Champions League 2027
Finalja e UEFA Ëomen’s Champions League 2027
Finalet e UEFA Futsal Champions League 2026
UEFA Futsal Under-19 EURO 2027
UEFA Ëomen’s Futsal EURO 2027
Finalet e UEFA Ëomen’s Nations League 2025 – shpërblim
Rregulloret e Kampionatit Europian të Futsalit për vajza
Rregulloret e Kompeticionit Kualifikues Europian të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028