Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komiteti Ekzekutiv i FSHF paralajmëron klubet Superligës për financat

2019/07/05 at 6:24 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Komiteti Ekzekutiv i FSHF paralajmëron klubet Superligës për financat

Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit  ka rrëzuar kërkesën e klubeve të Superligës për të rritur në pesë numrin e futbollistëve të huaj në fushë.


Po ashtu, është bërë e ditur që data e nisjes së sezonit2019/2020 të kampionatit elitar në vend do të jetë 24 gushti, ndërsa përfundimi i tij më 23 maj.

Ndërsa, përsa i përketë krizën financiare që disa klube kaluan gjatë sezonit të fundit, KE kan kërkuar që klubet të mbyllin detyrimet financiare dhe të depozitojnë dokumentacionin.

Në këtë vendim theksohet se afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është deri më 31 korrik, ose në të kundërt klubet do të rrezikojnë licencimin e tyre.

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV NE FSHF:

U zhvillua sot në Federatën Shqiptare të Futbollit mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar në lidhje me disa çështje të rëndësishme të përcaktuara në rendin e ditës, duke miratuar disa propozime si miratimin e datave për fillimin dhe mbarimin e kampionateve të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë, Kategorisë Superiore U-17 dhe U-19 si dhe Kategorisë së Parë U-17 dhe U-19. Miratoi ndryshime në strukturën e Kategorisë Superiore, ndryshime në skemën dhe strukturën e Kategorisë së Parë, ndryshime në skemën dhe strukturën e Kategorisë së Dytë, krijimin e Kampionatit Kombëtar për U-15, refuzimin e kërkesës së bërë nga Liga për shtimin e numrit të të huajve nga 4 në 5 lojtarë dhe mbulimin e shpenzimeve për arbitra dhe delegatë nga FSHF për të gjithë kampionatet Rajonale dhe Kombëtare, shpenzime që deri më tani paguheshin nga skuadrat pjesëmarrëse. Komiteti Ekzekutiv në këtë mbledhje të datës 5 Korrik 2019 vendosi dhe shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licensimeve të klubeve për dhënien e licensave të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi strukturat dhe skemat për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë nga sezoni ardhshëm deri në sezonin 2022-2023. Nga sezoni 2019-2020 nga Kategoria Superiore do të zbresin direkt dy skuadra (vendi i 9 e 10) dhe vendi 8-të do të luajë një play-out me fituesen e play-offit të Kategorisë së Parë. Play-offi i Kategorisë së Parë është produkt i vëndeve të dyta të Grupeve A dhe B në këtë kategori, të cilat do të luajë një ndeshje finale ndërmjet tyre për të shpallur fituesen që do të luajë me vendin e 8-të të Kategorisë Superiore. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e skuadrës që është renditur në vendin e tetë të Kategorisë Superiore. Kategoria Superiore do të fillojë më datë 24 Gusht 2019 dhe do të mbyllet më datë 23 Maj 2020.

Kategoria e Parë në sezonin 2019-2020 ka strukturën me 20 skuadra. Dy grupe A dhe B me 10 skuadra dhe luhen 2 faza të rregullta me 18 ndeshje. Në fazën e tretë play-off për tu ngjitur në Kategorinë Superiore luajnë skuadrat e renditura nga vendi i 1( parë) deri në vendin e 4 ( katërt). Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbulluar në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë. Skuadrat që renditen të para ne grupet A dhe B ngjiten menjëherë në Kategorinë Superiore. Skudrat e renditura në vendin e 2 (dytë) në Grupet A dhe B do të luajnë ndeshje finale me një takim për të përcakutar skuadrën e cila do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën e renditur ne vendin e (8) tete te Kategorise Superiore.

Faza e tretë play-out që do të përcaktojë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këtë fazë luajne skuadrat e renditura nga vendi i 5( pestë) deri në vendin e 10 (dhjetë). Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbulluara në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë. Vendi i 9 (nëntë) dhe vendi i 10 (dhjetë) i grupeve A dhe B zbresin menjëherë në Kategorinë e Dytë. Vendi i 8 tetë i grupit A do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Vendi i 8 (tetë) i grupit B do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi A.

Kategoria e Parë do të fillojë më datë 14 Shtator dhe do të përfundojë në datë 16 Maj.

Skema e Kategorisë së Parë për katër sezonet e ardhshme do të jetë:

Sezoni 2019-2020 me 20 skuadra

Sezoni 2020-21 me 18 skuadra

Sezoni 2021-2022 me 16 skuadra

Sezoni 2022-2023 me 14 skuadra

*Shënim: Ekipet e KF Iliria dhe KF Shënkolli bazuar në kriteret e licensimit janë kaluar në grupin B për shkak se KF Ilira financohet nga Bashkia Krujë që financon njëkohësisht edhe KF Kastriotin , si dhe KF Shënkolli që financohet nga Bashkia Lezhë që financon njëkohësisht dhe KF Besëlidhjen.

Ndryshime do të pësojë edhe skema dhe struktura e Kategorisë së Dytë. Sezoni 2019-2020 do të jetë me 26 skuadra, sezoni 2020-2021 me 24 skuadra, 2021-2022 me 22 skuadra dhe 2022-2023 me 20 skuadra. Kategoria e Dytë do të fillojë më datë 21 Shtator dhe do të përfundojë më datë 16 Maj 2020.

Këto ndryshime në strukturën dhe skemës nga Kategoria Superiore deri në Kategorinë e Dytë janë bërë me qëllim rritjen e cilësisë dhe garës sportive në të gjitha nivelet.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi krijimin e Kampionatit Kombëtar U-15, në të cilin do të marrin pjesë 20 skuadra të cilat do të jenë të ndara në dy grupe nga 10 skuadra. Ky kampionat do të zhvillojë ndeshjet në tre faza me systemin vajtje-ardhje.

Në këtë mbledhje të rradhës së KE nuk u miratua propozimi nga Liga për rritjen e numrit të të hujave nga 4 në 5.

Komitetit Ekzekutiv miratoi kërkesën e klubeve dhe shoqatave sportive për zerimin e tarifave për zyrtaret e ndeshjeve në të gjitha kampionatet Rajonale dhe Kombëtare. FSHF merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për arbitrat dhe delegatët, shpenzime të cilat deri më tani paguheshin nga klubet dhe shoqatat që merrnin pjesë në këto kampionate.

KE vendosi shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licensimeve të klubeve për dhënien e licensave të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020. Afati i fundit për pranimin e dokumentave përkatëse konform Rregullores së Licensimit të Klubeve për pjesmarrjen në veprimtaritë e FSHF-së, Neni 13, dhe Pika V e Aneksit I (Kriteret Financiare) do të jetë data 31 Korrik 2019. Në rast se edhe pas këtij afati, kriteri financiar nuk do të jetë përmbushur, materialet do ti paraqiten Komisionit të Licensimit të Klubeve në gjendjen aktuale, çka do të thotë se klubi juaj mund të rrezikojë mosmarrjen e licensës e për rrjedhojë edhe mospjesmarrjen në kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020.

Superkupa e Shqipërisë do të zhvillohet më datë 18 Gusht 2019.

Kampionatet e Kategorisë Superiore, U-17 dhe U-19, do të fillojnë më datë 14 Shtator dhe do të mbyllen në datë 16 Maj.

Kampionatet e Kategorisë së Parë, U-17 dhe U-19, do të fillojnë më datë 22 Shtator dhe do të mbyllen në datë 17 Maj.

Kampionati Kombëtar i U-15, do të fillojë më datë 29 Shtator dhe do të përfundojë në datë 17 Maj./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon
Rajoni

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

31 Gusht, 2025 8:29 pm
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte
Bota

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

31 Gusht, 2025 8:09 pm
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Kryesore

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

31 Gusht, 2025 7:52 pm
Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen
Bota

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

31 Gusht, 2025 7:38 pm
OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Bota

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

31 Gusht, 2025 7:10 pm
DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës
Aktualitet

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

31 Gusht, 2025 6:50 pm
Para
30 qershori/ Glover takon përfaqësuesit ndërkombëtarë të OSBE

30 qershori/ Glover takon përfaqësuesit ndërkombëtarë të OSBE

Çfarë ndodh kur trupi është i dehidratuar?

Çfarë ndodh kur trupi është i dehidratuar?

Kosovë-Serbi, Mogherini: Pa heqjen e taksës nuk ka kushte për dialog

Kosovë-Serbi, Mogherini: Pa heqjen e taksës nuk ka kushte për dialog
















TE FUNDIT

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
31 Gusht, 2025

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka...

Lexo më shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Gusht, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë. Merz...

Lexo më shumë

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
31 Gusht, 2025

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar "Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
31 Gusht, 2025

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com