Aktualitet

Komisioni për Investimet Strategjike/Bardhi: Një nga ministret rrezikon burgun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 09/06/22 |
Opi Nion

Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për argumentet që ky i fundit dha se pse u rrëzua në Kuvend komisioni për Investimet Strategjike. Gjatë fjalës së tij Balla u shpreh se nuk mund të shtohen firma apo të bëhen shënime në dokumente që X deputet është tërhequr.  Ai akuzoi opozitën për përpjekje për falsifikim.

Ndërkohë Bardhi iu përgjigj Ballës duke i thënë se sqarimi i tij është justifikim, duke theksuar më tej se ky komision u rrëzua pasi një deputet i Kuvendit, që është edhe një nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit të Ramës rrezikon të humbë mandatin dhe të shkojë në burg.

 “Sqarimi është një justifikim. Një javë para se në të depozitonim kryeministri tha harrojeni se do të ngremë komision hetimor për të verifikuar proceduarat për investimet strategjike. Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishëm të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe së dyti të shkojë në burg. Në kushtet e flagrante të interesit, bashkëshorti i saj ka fituar statusin e investitorit strategjik. Individë anonimë me kompani offshore, kanë përfituar të gjitha projektet për investime strategjike.

Pasuritë publike janë kthyer në plaçkë dhe kryeministri zgjohet në mëngjes dhe thotë se cilit do t’i japë një copë tokë. Duhet të jemi të ndershëm më shqiptare ju vini dhe nuk dini se çfarë flisni. Keni një listë me 36 firma dhe thoni është e falsifikuar. Kryetare merrini dhe pyesni a kanë ato vullnetin për të hetuar të gjitha proceduar. Nëse dikush thotë nuk kam vullnet do të thotë se është falsifikuar. Po ju mendoni se secili prej nesh në këtë sallë është njëlloj si ju. Ju jeni për ti shërbyer Olta Xhaçkës. ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit  dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike. “- tha Bardhi.

Pas