Aktualitet

Komisioni për hetimin e zgjedhjeve/Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten, jo show politik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 27/10/21 |
Opi Nion

Është mbledhur këtë të mërkurë Komisioni Hetimor për hetimin e parregullsive në zgjedhjet e 25 prillit.

Mbledhja është shoqëruar me replika. Gjatë fjalës së tij Toni Gogu u shpreh se që në nisje të këtij Komisioni janë shkelur ligjet, ndërsa i bëri thirrje Alibeajt që të drejtojë seancën në mënyrë të paanshme dhe të zbatojë rregulloren.

“Kanë kaluar 12 ditë dhe vendimi i Kuvendit nuk po gjen zbatim. E nisët në shkelje flagrantë edhe sot vazhdoni. Hartuat një rregullore sipas mendjes tuaj dhe jo sipas vullnetit të këtij Komisionin. Kërkesat tona për zgjedhjen e sekretarit dhe miratimin e rendit të ditës janë u mohuar. Ne shumicës na u mohua e  drejta e votës në Komisionin ku do të hetojmë se si qytetarët iu mohua e drejta e votës.  Sot përsërisim kërkesën tonë që t’i ktheheni logjikës së ligjit, zoti kryetar mblidhni veten dhe vini rregull sepse nuk mund të na pengoni të ushtrojmë të drejtën e votimit të zgjedhjes së sekretarit të këtij Komisioni nëse doni që hetimi të bëhet realitet dhe jo shoë politik nevojitet drejtim i madh nga ju kryetar. Detyra e çmuar e kryetarit ju dikton që të drejtoni mbledhjen në mënyrë të paanshme.”, tha Gogu.

Pas