Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni i Rithemelimit: Dyer të blinduara në PD, akt turpi e paniku i Bashës

2022/01/04 at 8:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/PD e nis Vitin e Ri me ndryshime, ja çfarë ka ndodhur me selinë blu

Në selinë e Partisë Demokratike u bënë disa ndryshime ditën e djeshme. Dyert e jashtme u veshën me posterat e logos së PD.

Lidhur me këto ndryshime ka reaguar Komisioni i Rithemelimit të PD, i cili e akuzon Bashën se ka vendosur dyer të blinduara në ambientet e brendshme dhe ka fortifikuar dritaret.

Përmes një njoftimi për mediat, Komisioni i Rithemelimit thotë se “Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit”. Sipas Komisionit të Rithemelimit, ndryshimet në PD janë akte turpi dhe paniku që e kthejnë selinë e PD në bunkerin e Bashës.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43.385 anëtarë që firmosën shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve te tij. Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marrë peng, ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratëve, selinë e Partisë Demokratike, në bunkerin e tij privat.

Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata që shembën regjimin më gjakatar në ’90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë. Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.

Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha i ka lënë afat deri më 5 Janar Lulzim Bashës që të dalë nga selia blu pas shkarkimit të këtij të fundit më 18 Dhjetor me referendum nga anëtarësia. Ndërsa Basha ka thënë në daljet e tij të fundit se asgjë nuk do të ndodhë më 5 janar./Opinion.al

Etiketa: BashaKomisioni i Rithemelimitndryshimetselia blu

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

9 Janar, 2026 2:36 pm
Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
Aktualitet

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

9 Janar, 2026 2:31 pm
Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
Kryesore

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

9 Janar, 2026 12:19 pm
Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së
Bota

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së

9 Janar, 2026 11:17 am
Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Aktualitet

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

9 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

9 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Janar, 2026 8:34 am
Para
Leku me mbiçmimin më të lartë në krahasim me Rajonin në 5 vitet e fundit

Leku me mbiçmimin më të lartë në krahasim me Rajonin në 5 vitet e fundit

Munguan në spektakël, 2 personazhet e ekranit shqiptar infektohen me “Omicron”

Munguan në spektakël, 2 personazhet e ekranit shqiptar infektohen me "Omicron"

Si seriali “Squid Game”, kultivuesit shqiptarë të kanabisit zhvendosen në Spanjë

Si seriali "Squid Game", kultivuesit shqiptarë të kanabisit zhvendosen në Spanjë

TE FUNDIT

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
9 Janar, 2026

Donald Trump u shpreh se SHBA-ja do të nisë sulme tokësore kundër karteleve të drogës në Meksikë, ndërsa paralajmëroi se...

Lexo më shumë

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq

Qarqet më problematike, ja si paraqitet situata nga moti i keq
9 Janar, 2026

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe...

Lexo më shumë

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën

Berisha me aleatët: Narkoshteti është kthyer në rrezik për Europën
9 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria është kthyer sot në një rrezik për Europën për shkak të...

Lexo më shumë

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së

Rusia lëshon raketën hipersonike pranë NATO-s dhe BE-së
9 Janar, 2026

Ushtria ruse tha se kishte lëshuar raketën hipersonike Oreshnik ndaj një objektivi në Ukrainë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të pretenduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com