Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar në gjykatë statutin e PD me ndryshimet që bënë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Dorëzimi është bërë nga Ivi Kaso dhe Arben Ristani.
Ndryshimet në statusin e PD u bënë të ditura gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit të zhvilluar nga Sali Berisha.
Kujtojmë se rreth dy ditë më parë ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që dërgoi në gjykatë ndryshimet e statusit të PD të bërë në Kuvendin e 17 korrikut, pra rreth 5 muaj më parë./Opinion.al