Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni i Rithemelimit: Basha peng i Ramës, demokratët t’i bashkohen protestës

2022/01/05 at 5:12 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Rithemelimit: Basha peng i Ramës, demokratët t’i bashkohen protestës

Në përfundim të afat të vendosur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për t’u larguar nga selia e PD, ka reaguar përsëri Komisioni i Rithemelimit të PD.


Nëpërmjet një deklarate për mediat, ky komision thotë se Basha tashmë është i shkarkuar dhe se nuk mund ta “bunkerizojë” partinë.

Në këtë deklaratë iu bëhet thirrje demokratëve që më 8 janar t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet para selisë së PD.

Reagimi i Komisionit të Rithemelimit

JO BUNKER I PENGUT POR SHTËPI E DEMOKRATËVE!

Sot skadoi afati i caktuar me tolerancë dhe civilitet nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, për lirimin e zyrës së kryetarit të PD-së nga ana e Lulzim Bravës, pas shkarkimit të tij me votën e lirë, nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor 2021.

Në vend të respektimit të këtij afati, deputeti Lulzim Basha, peng mjeran i Edi Ramës për aferat e tij, reagoi në mënyrën më të turpshme e kriminale. Ai shfrytëzoi ditët e afatit tolerant, jo për të mbledhur rraqet e veta por për të blinduar dyer, hyrje e dritare të Selisë së demokratëve shqiptarë, sikur ta kishte pronë private, njëlloj dhe me të njëjtin projekt si Pengmarrësi i tij, ndërtesën e Kryeministrisë.

Ky akt i pashembullt në historinë e një force politike, është përdhosje e selisë së PD, votës së 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe 44 mijë anëtarve të Partisë Demokratike, të gjithë demokratëve që nga themelimi i PD-së, si dhe i të rënëve të kësaj partie në këto 30 vite.

Shndërrimi i selisë së Partisë Demokratike në një bunker privat të një pengu, skllav i aferave të tij, i cili nuk pranon votën e 4446 delegateve të Kuvendit Kombëtar, që nuk njeh votën e 44 mijë anëtarve të Partisë Demokratike dhe që u thotë shqiptarëve se 1958 vetë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, janë 5004 delegatë në anti-kuvendin e tij, është akt i hapur pushtues dhe armiqësor ndaj tyre.

Me këtë akt të pashembullt, ky peng-skllav i dosjeve të tij dëshmon se në zbatim të urdhërave që merr nga pengmarrësit, mendon se mund të mbajë peng, me forcën e narkoshtetit selinë, anëtarësinë, Kuvendin dhe Referendumin, vetë Partinë Demokratike si dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime armiqësore ndaj demokracisë, këto përpjekje kriminale të klikës së narkoshtetit Rama-Basha për të mbajtur peng Partinë Demokratike, opozitën dhe pluralizmin politik në Shqipëri.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike paralajmëron binomin Rama – Basha se, për skenarin e tyre antidemokratik dhe destabilzues do të marrin si përgjigje të merituar turpin e historisë.

Ata që thërmuan bunkerin hoxhist në vitet ‘90 dhe e nxorrën Shqipërinë nga izolimi gjysëm shekullor, do të shembin çdo bunker dhe do të rikthejnë Selinë e Partisë Demokratike në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve shqiptarë.

Komisioni fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Shqipërisë të bashkohen, në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”, të firmosin kështu rikthimin e Selisë së PD në Shtëpinë e Lirisë së demokratëve dhe simbolin e shpresës, për mbarë shqiptarët./ Opinion.al

Etiketa: BashaberishaKomisioni i RithemelimitPD


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me Flurona

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me Flurona

Formulari i qeverisë për qytetarët, Rama: Do t’ju vijë derë më derë

Formulari i qeverisë për qytetarët, Rama: Do t’ju vijë derë më derë

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike
















TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com