Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, foli për paratë e trafikut të drogës që vijnë nga Londra dhe invenstohen në Shqipëri.
Sula tha se qeveria nuk duhet të mbyllë sytë ndaj parave të pista që vijnë nga “çunat e Londrës”.
Më tej, deputeti i PD-së tha se ky fenomen mund të parandalohet vetëm nga qeveria shqiptare, por sipas tij, kjo e fundit bën të kundërtën duke i nxitur ata drejt emigracionit të paligjshëm.
“Të ardhurat e shtëpive të barit investohen në shtetin shqiptare. Nëse vullneti politik bëjnë të tyren që të mos mbyllin sytë ndaj parave që vijnë nga “çunat e Londrës” dhe investohen në bregdet. Bankat e nivelit të dytë nuk kontrollojnë “çunat e Londrës”. Ndodh që rekrutohet djem të rinj 18-vjeçarë duke ua shtruar me lule se do të merren atje me shtëpi bari. Të gjithë thonë kam ardhur këtu për të larë borxhin, pasi është 25 mijë euro për të shkuar në Angli, ose me gomone me 5 mijë euro. Kërkesa e palës britanike është për të kuptuar si mund të parandalohet ky emigracion i paligjshëm. Ky parandalim bëhet vetëm me anë të qeverisë shqiptare, ndërsa qeveria jonë i nxit. Çunat e rinj po ikin. Mos përpiqemi ta mbulojmë këtë fenomen. Për sa kohë ky vend nuk do të bëjë për rininë dhe qytetarët, të rinjtë do të ikin. Nuk e kanë fajin ata, po shteti.”, u shpreh Sula./Opinion.al