Aktualitet

Komisioni i Ligjeve: Bajram Begaj i plotëson kushtet për të qenë president



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 04/06/22 |
Opi Nion

Komisioni i Ligjeve është mbledhur për të diskutuar vlefshmërinë e Bajram Begajt si kandidat për tu bërë President i Republikës.

Sipas kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, Begaj i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kandidat për president.

Sa i takon përmbushjes së kritereve të kandidatit, zoti Bajram Begaj rezulton se plotëson kërkesat ligjore dhe ato të integritetit. Rezulton nga dokumentacioni se kandidati për President është shtetas shqiptar dhe nuk ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Plotëson edhe kriterin e moshës. Ka pasur qëndrim të përhershëm gjatë 10 viteve të fundit. Begaj nuk ka asnjë problem ligjor. Zoti Begaj ka plotësuar deklaratat përkatëse në kuadër të detyrimeve ligjore. Ka paraqitur edhe formularin e dekriminalizimit.

Nuk ka asnjë ndalim kushtetues për të vijuar procesin për zgjedhjen e presidentit”,-tha Bushka.

Pas