Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar ashpër lojtarin e KF Ada, Valter Perndrecaj, pasi goditi arbitrin e ndeshjes.
Sipas vendimit të Komisionit, Perndrecaj është përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
Ngjarja ndodhi në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë mes Gramshit dhe Adës së Velipojës, ku Valter Perndrecaj sulmoi arbitrin e ndeshjes.
Po ashtu, Komisioni i Disiplinës pezulloi me 4 ndeshje edhe futbollistin e Vllaznisë Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes./ Opinion.al