Kryesore

Komisioni hetimor i 25 prillit, Basha: PS po tenton ta sabotojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 23/10/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur lidhur me komisionet hetimore të ngritur nga kjo forcë politike.

Basha tha para gazetarëve se PS është duke tentuar të sabotojë komisionin hetimor të 25 prillit, pasi nëpërmjet tij do të zbulohet vjedhja e votës në zgjedhjet parlamentare.

“Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së dhe një komision hetimor për çështjen Becheti. Siç e keni parë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare,”-tha Basha./Opinion.al

Pas