Komisioni Evropian rekomandon që Ukraina të caktohet vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke i sjellë shpresat e saj për t’u bashkuar një hap më afër.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka dhënë një deklaratë ka folur për aplikimin për anëtarësim në BE nga Ukraina.
“Ne kemi një mesazh të qartë – dhe ai është, po, Ukraina meriton perspektivën evropiane, po, Ukraina duhet të mirëpritet si një vend kandidat. Kjo është duke kuptuar se është bërë punë e mirë – por punë e rëndësishme mbetet për t’u bërë. I gjithë procesi bazohet në merita, kështu që ecën plotësisht dhe përparimi varet tërësisht nga Ukraina. Pra, është Ukraina ajo që e ka në duart e saj”,-është shprehur ajo.
Më herët udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë shprehën mbështetjen e tyre publike për kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në, duke thënë se asaj duhet t’i jepej statusi “i menjëhershëm” i kandidatit.